HomePolitike“Demokratët janë neglizhuar…’, Salianji në Gjirokastër: PD ka nevojë për modernizim

“Demokratët janë neglizhuar…’, Salianji në Gjirokastër: PD ka nevojë për modernizim

Advertismentspot_img

Salianji tha në këtë takim se demokratët janë neglizhuar nga disa drejtues në Partinë Demokratike. Ai u shpreh se PD sot duhet t’i përgjigjet kohës, duke u hapur dhe modernizuar

Anëtari i Kryesisë së PD-së Ervin Salianji ka zhvilluar sot më 11 dhjetor 2025 një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Gjirokastër.

Salianji tha në këtë takim se demokratët janë neglizhuar nga disa drejtues në Partinë Demokratike. Ai u shpreh se PD sot duhet t’i përgjigjet kohës, duke u hapur dhe modernizuar.  

“PD sot ndodhet në një udhëkryq. Sot kërkohet pluralizëm dhe shpresë në Shqipërinë e autokratit Rama. PD mbetet rotacioni i shpresës për ndryshim. Demokratët janë neglizhuar nga shumë drejtues të PD-së. Vjedhjet e zgjedhjeve nga Rama na kanë bërë të dukemi të dobët dhe na e ka bërë të vështirë të fitojmë. Ne nuk duhet ta shikojmë problemin vetëm tek kundërshtari. Nuk mund të rrimë që të ngrohim karriget tona dhe për shkak të këtyre përfitime, e mos flasim për probleme reale. Meritokracia mungon në PD.

Ta bashkojmë PD-në, me të gjitha mosdakordësitë që kemi. Shqipëria është boshatisur dhe kryeministri administron një sistem thuajse personal. PD të jetë parti e hapur dhe jo e njerëzve që rrinë aty për rrogë dhe demokratëve ju duhet një parti që fiton zgjedhjet. PD kërkon modernizim dhe hapje. PD duhet të ringrihet dhe të ketë qasje tjetër, që të mbushë qytetet. Duke qenë anëtar Kryesie, dua të them se dhe PD bën gabime”, tha Salianji në takimin me strukturat e Partisë Demokratike në Gjirokastër.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular