Me 85 vota pro, dhe tre kundër Endrit Shabani u votua në Kuvend si Avokat i Popullit me mbështetjen e shumicës socialiste.
Kuvendi ka zgjedhur Endri Shabanin në detyrën e Avokatit të Popullit, me 85 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim. Votimi u zhvillua me procedurë të fshehtë, ndërsa opozita zgjodhi të braktiste seancën dhe të mos merrte pjesë në proces.
Shabani do të ushtrojë mandatin e tij 5-vjeçar, duke zëvendësuar në këtë post Erinda Ballancën. Endri Shabani i propozuar nga opozita me 35 firma deputetesh.
Në garë për këtë pozicion ishin gjithsej gjashtë kandidatë: Adriana Kalaja, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Skëndër Haluci, Taratar Bazaj, Endri Shabani.
Votat që morën kandidatët për Avokat të Popullit:
Tartar Bazaj, 1 pro, 79 abstenim dhe 7 kundër
Aranita Brahaj, 4 pro, 76 abstenim dhe 7 kundër
Skënder Haluci, 1 pro, 72 abstenim dhe 14 kundër
Adriana Kalaja, 0 pro, 69 kundër, 17 abstenim
Besim Ndregjoni, 0 pro, 61 abstenim, 25 kundër.
Endri Shabani, 85 pro, 0 abstenim dhe 3 kundër.







