Biblioteka e qytetit të Peshkopisë dhe kryetari i Bashkisë Diber Rahim Spahiu njoftojnë takim me shkrimtarin dibran Ahmet Prençin, nje personalitet dhe garant i zbatimit te ligjit, njeri që ka shkëlqyer në drejtim deri ne pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit por sot ai është dhe një personalitet i letrave ku ka spikatur dukshëm me krijmtarinë e tij duke u përqafuar mjaft mirë nga lexuesi.
Ky takim letrar do te mbahet me 16 dhjetor ora 13.30 dhe kryetari i Bashkise Diber Rahip Spahiu duke e konsideruar nje takim te vecante ben thirrje per pjesmarrje.
Vet autori Ahmet Prençi duke e njoftuar pjesmarrjen vjen permes nje reagimi mjaft emocionues
Ja reagimi i Ahmet Prençit
Më 16 dhjetor 2025, në orën 13:30, në Bibliotekën Publike të qytetit të Peshkopisë, do të jem në një takim që për mua ka një domethënie të veçantë.
Për herë të parë, për librat e mi do të flitet në qytetin tim, mes njerëzve të mi, miqve dhe bashkëpatriotëve të mi dibranë.
Është një kthim emocional dhe një ndalesë e bukur për të ndarë përjetimet, kujtimet dhe rrugëtimin tim atje ku gjithçka ka nisur.
E pres me shumë emocion dhe mirënjohje këtë takim. Të flasësh për libra mes dibranëve për mua është një ndjesi që nuk mund ta përshkruaj me fjalë.
Faleminderit nga zemra Kryetarit të Bashkisë, z. Rahim Spahiu, Deputetes së nderuar, znj. Alma Selami, dhe për Drejtoreshen e Bibliotekës, znj. Linda Sela, për vlerësimin, mikpritjen dhe këtë ftesë të çmuar. Si gjithmonë falenderimet shkojnë për shtëpinë botuese MediaPrint dhe botuesen Elda Vela.
Ju pres me shumë kënaqësi. Për mua do të jetë një takim për ta mbajtur gjithmonë në zemër.








