HomePolitikePresidenti Begaj: MÜSİAD, urë bashkëpunimi mes sipërmarrjes shqiptare dhe turke!

Presidenti Begaj: MÜSİAD, urë bashkëpunimi mes sipërmarrjes shqiptare dhe turke!

Advertismentspot_img

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në aktivitetin e Shoqatës së Pavarur të Industrialistëve dhe biznesmenëve turq dhe shqiptarë (MÜSİAD), ku vlerësoi rolin e rëndësishëm të kësaj shoqate në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i Shtetit theksoi se MÜSİAD Albania ka konsoliduar praninë e saj në Shqipëri, duke zgjeruar rrjetin e kompanive anëtare dhe duke u shndërruar në një partner aktiv në nxitjen e investimeve dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik

Ai vlerësoi shoqatën si një urë bashkëpunimi mes sipërmarrjes shqiptare dhe asaj turke. Presidenti Begaj nënvizoi se marrëdhëniet Shqipëri–Turqi janë të shkëlqyera dhe të qëndrueshme, të mbështetura në miqësi historike, bashkëpunim strategjik dhe interesa të përbashkëta.

Partneriteti ekonomik, sipas kreut të Shtetit, është një nga shtyllat kryesore të kësaj marrëdhënieje, me rritje të vazhdueshme të shkëmbimeve tregtare, bashkëpunimit në turizëm dhe interesit për investime reciproke. Presidenti i Republikës theksoi në këtë takim se ekzistojnë hapësira të mëdha për bashkëpunim në fusha si mbrojtja, bujqësia, arsimi, teknologjia e informacionit, ndërtimi dhe turizmi, duke përmendur edhe Forumin e Investimeve Shqipëri–Turqi si dëshmi të potencialit për kthimin e nismave në projekte konkrete.

“Sonte në aktivitetin e MÜSİAD Albania vlerësova rolin e shoqatës së industrialistëve turq dhe shqiptarë si urë bashkëpunimi mes sipërmarrjes shqiptare dhe asaj turke. Partneriteti ekonomik Shqipëri–Turqi po forcohet, me hapësira të reja bashkëpunimi si në tregti, ashtu edhe në investime.”, shkruan Begaj.

Presidenti Begaj shprehu bindjen se përmes partneritetit të sinqertë dhe vizionit të përbashkët të sipërmarrësve të të dyja vendeve, bashkëpunimi ekonomik do të njohë rezultate edhe më të mira në të ardhmen.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular