Selvije Jao ka përkujtuar bashkëshortin e saj të ndjerë, Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë disa javë më parë, më 26 nëntor, për shkak të një ataku në zemër.
Përmes një postimi në “InstaStory”, ajo ndau për herë të parë bisedën e fundit që kishte pasur me Shpatin, lidhur me hyrjen e tij në Big Brother Vip, ku ai i kishte rrëfyer se shqetësimi më i madh i tij nuk kishte të bënte me lojën, por me familjen.
Start Trading Forex in Minutes – Open Your AccountIC Markets
Trading Gold CFDs vs Futures: Which Offers the Best Profit?IC Markets
“Kur Shpati mendonte të hynte në Big Brother, më pyeti: “Do mundesh ta përballosh mungesën time dhe të kujdesesh e vetme për Roelin, derisa unë të jem në Big?” I thashë pa u menduar dy herë: “Patjetër… do të të kem 24/7 para syve.” – si me shaka””, ka shkruar ajo, ndërsa shton më tej se kurrë nuk e kishte menduar se do përballej me një mungesë të përjashtme të Shpatit.
“Por nuk e mendoja kurrë që jeta do të më sfidonte kështu. Që të gjitha ato plane, strategji, përgatitje, ëndrra… do të përfundonin në mungesën tënde të përjetshme. Unë prita deri në këto momente! Prita që të hysh në Big. sikur gjithçka të ishte vetëm një vonesë e gjatë”, shprehet ajo.
Ndër të tjera, Selvija nuk ka nguruar të fsheh mallin për të shoqin, për të cilin thotë se e kërkon kudo. Ajo shkruan se djali i tyre, Roeli, po rritet pa të atin dhe se vetë ajo po mundohet të mësohet me një dhimbje që nuk shuhet kurrë.
“Zemra po më plas nga mungesa jote, sepse të kërkoj kudo… dhe nuk të gjej askund. Roeli rritet pa dorën tënde, dhe unë mësoj çdo ditë të jetoj me një dhimbje që nuk mësohet kurrë të shuhet. Më mungon, Shpat. Më mungon më shumë se sa fjalët mund ta mbajnë”, shkruan Selvije Jao.












