HomePolitikePresidenti Begaj vizitë në Pukë, vlerëson sipërmarrjet familjare dhe industritë e konsoliduara

Presidenti Begaj vizitë në Pukë, vlerëson sipërmarrjet familjare dhe industritë e konsoliduara

Advertismentspot_img

Presidenti i Republikës Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në Pukë, ku u takua fillimisht me kryebashkiakun Rrok Dodaj  dhe drejtues të tjerë të vendorë nga të cilët u njoh me problematikat e kësaj zone, nismat dhe mundësitë për zhvillim.

Begaj përgëzoi kryebashkiakun Dodaj  dhe për investimin në ruajtjen e traditës  në dije e kulturë, për  punën  e kryer në qendrën e fëmijëve dhe ansamblet kulturore të Pukës.

Kreu i shtetit vlerësoi angazhimin e autoriteteve dhe sipërmarësve privatë për investimet në sektorët kryesorë të zonës si turizmi dhe bujqësia.

Gjatë bashkëbisedimit me autoritetet lokale Begaj theksoi rëndësinë e nxitjes se  aktiviteteve ekonomike në Bashkinë e Pukës dhe fokusimin në traditat artizanale.

Duke iu referuar karakteristikave të banorëve dhe traditës së hershme tregtare të zonës, Begaj u shpreh “se Puka ofron shumëçka në sajë të vlerave që kanë pukjanët, si njerëz të zotë në prodhime dhe shitje, pasi shumë sipërmarrës kanë arritur të jenë edhe në tregjet ndërkombëtare. Produkte me emrin e Pukës i gjen në vendet europiane dhe e rëndësishme, është, se krahas vlerës dhe cilësisë së prodhimeve, ata përcjellin imazhin e Shqipërisë në botë përmes punës së ndershme”.

Ndërsa vlerësoi sipërmarrjet familjare dhe industritë e konsoliduara,  të cilat vitet e fundit kanë marrë një zhvillim në Pukë, presidenti Begaj theksoi edhe rëndësinë e investimit te të rinjtë duke u ofruar atyre kushte pune në vendlindje.

Begaj zhvilloi një vizitë në Muzeun Etnografik të Pukës  dhe në Punishten Shahni, të mjeshtit Vitor Shahinaj drugdhendës i famshëm në vend.

Ai u shprehu mirënjohje këtyre sipërmarrësve të cilët i konsideroi si shembuj për të rinjtë që duan të bëjnë emër përmes pasionit për punën, dashurinë për vendlindjen dhe kontributin për familjen dhe atdheun.

/rtsh.al/

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular