HomeAktualitetVendosja e impianteve për ujërat e ndotura nga bizneset s'ka funksionuar, afati...

Vendosja e impianteve për ujërat e ndotura nga bizneset s’ka funksionuar, afati i Task-Forcës shtyhet deri në dhjetor 2026. Gjobat që parashikohen

Advertismentspot_img

Zgjatet deri në 1 dhjetor 2026 veprimtaria e Task-Forcës për monitorimin, inspektimin dhe marrjen e masave lidhur me trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larëse në zonat bregdetare, si edhe në brigjet e liqeneve dhe lumenjve.

Vendimi synon forcimin e kontrollit mjedisor në zonat me presion të lartë turistik dhe ekonomik, duke parandaluar ndotjen e ujërave dhe duke garantuar standarde më të larta shëndetësore e mjedisore.

Dispozitat e aktit normativ që u miratua fundvitin e kaluar shtrihen mbi një gamë të gjerë subjektesh që zhvillojnë veprimtari ekonomike dhe prodhojnë ujëra të ndotura pranë ose në ujëra larëse. Në fokus janë strukturat akomoduese dhe shërbimet turistike, përfshirë agroturizmet, bujtinat, fjetinat (hostele), fshatrat turistikë tradicionalë, strukturat “fjetje dhe mëngjes” (B&B), hotelet, kampingjet, komplekset turistike, motelet, njësitë e shërbimit si bare, restorante dhe mensa në zona bregdetare, liqenore apo lumore, resortet, si edhe çdo strukturë tjetër akomoduese që ofron shërbime për turistë vendas ose të huaj.

Këto subjekte kanë detyrimin të pajisen me impiante ose sisteme individuale për trajtimin e ujërave të ndotura, duke zëvendësuar gropat septike dhe duke respektuar rregulloren teknike për shkarkimet e ujërave.

Task-Forca ka kompetenca të gjera kontrolli në terren, mbledhjeje të dhënash dhe marrjeje masash administrative. Ajo krijon databazë për të gjitha subjektet që shkarkojnë ujëra të ndotura, evidenton sistemet e kanalizimeve dhe teknologjitë e përdorura, bashkëpunon me inspektorate mjedisore, sanitare dhe bashkiake, si edhe me organet licencuese.

Pas inspektimeve, vendoset edhe një tabelë informuese në një vend të dukshëm për publikun, që tregon nëse subjekti trajton ose jo ujërat e zeza.

Regjimi i gjobave është i detajuar dhe i diferencuar sipas kategorive të subjekteve. Për mosvendosjen e impiantit apo sistemit individual të trajtimit të ujërave të ndotura, subjektet e kategorisë I gjobiten nga 1.500.000 deri në 1.850.000 lekë, subjektet e kategorisë II nga 1.900.000 deri në 2.200.000 lekë, ndërsa subjektet e kategorisë III nga 2.400.000 deri në 2.650.000 lekë.

Në të njëjtën masë, nga 2.400.000 deri në 2.650.000 lekë, ndëshkohet edhe zhvilluesi ose ndërtuesi sipas lejes së ndërtimit të fshatrave turistikë. Mosvendosja ose heqja e tabelës informuese për trajtimin e ujërave të zeza dënohet me 100.000 lekë gjobë.

Megjithatë, deri tani, vendosja e impianteve është kundërshtuar nga subjekteve, që kanë pretenduar për rritje kolosale të kostove. Kjo ka bërë që praktikisht task-forca të mos jetë efektive dhe të mos ketë një bilanc të qartë për veprimtarinë e saj apo për gjobat e vendosura

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular