HomeKultureShqipëria, vendi i parë që përzgjedh këngën për në Festivalin Europian të...

Shqipëria, vendi i parë që përzgjedh këngën për në Festivalin Europian të Këngës, Alis përshëndet ndjekësit e Eurovizionit

Advertismentspot_img

Në faqen e saj zyrtare në instagram me 2.1 milion ndjekës, Eurovizioni ka publikuar përshëndetjen ekskluzive të këngëtarit fitues Alis Kallaçi menjëherë pas fitores, të shoqëruar nga orkestra e RTSH-së në skenografinë madhështore të Fest 64.

Përshëndetje, Europë. Unë jam Alis. Sapo fitova Festivalin e Këngës. Jam kaq i gëzuar që do përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion. Shihemi në Vjenë”, tha këngëtari.

Aktualisht, Shqipëria është vendi i parë që përzgjodhi këngën për në Eurovizion. Këngëtari shkodran Alis me këngën “Nân” mori çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH, duke fituar si zemrat e publikut, ashtu edhe vlerësimin maksimal të jurisë..

Performanca e Alis u veçua për potencën vokale të jashtëzakonshme, interpretimin unik dhe një mesazh universal për dashurinë, duke e bërë këngën “Nân” të prekë publikun në mënyrë të veçantë. Ky sukses i siguroi artistit të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2026, që do të zhvillohet në Vjenë, Austri.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular