HomeKultureRikthehet kinema “Republika” në Shkodër me teknologji dhe standarde moderne. Sot hap...

Rikthehet kinema “Republika” në Shkodër me teknologji dhe standarde moderne. Sot hap dyert për dashamirësit

Advertismentspot_img

Kinema “Republika” po i rikthehet publikut artdashës shkodran si një hapësirë kulturore moderne, komode dhe unike në standarde, pas një investimi që e ka transformuar plotësisht.

Pas rikonstruksionit tërësor të godinës dhe ambienteve të brendshme, kinema “Republika” do të hapë dyert për qytetarët me premierën e filmit “Avatar: Fire and ASH”, në datën 26 dhjetor.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të godinës së rikonstruktuar me standarde moderne.

Rikonstruksioni përfshiu si pjesën e jashtme të godinës ashtu edhe ambientet e brendshme me investime në infrastrukturë, arredim, teknologji dhe çdo element tjetër i përgatitur me standarde bashkëkohore.

Nga 26 dhjetori, kinema “Republika” do të hapë dyert me premierën e filmit “Avatar: Fire and ASH”, për të vijuar më pas me të gjitha premierat botërore me teknologjinë më të fundit që përfshin projektor lazer dhe audio “Dolby Surround”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular