Pas takimeve në Durrës, Gjirokastër dhe Elbasan, ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka njoftuar për këtë të shtunë takim me demokratët e Shkodrës në orën 18.00.
Por edhe pas këtij lajmi drejtuesit e PD, kanë njoftuar anëtarësinë që të mos marrin pjesë pasi mbledhjen e Salianjit e organizon kryebashkiaku Benet Beci dhe grupet kriminale të qytetit.








