HomePolitikeQytetari-Salianjit në Shkodër: Erdha për ty këtu, nuk do vija për Berishën....

Qytetari-Salianjit në Shkodër: Erdha për ty këtu, nuk do vija për Berishën. Koha për t’ia lënë drejtimin të rinjve

Advertismentspot_img

Në fund të takimit në Shkodër, një qytetar u ngjit në podium për t’i thënë disa fjalë Ervin Salianjit. Ai theksoi se nuk është partiak, por se vendosi që të merrte pjesë në këtë takim vetëm prej ish deputetit, i cili ka ndërmarrë turin e tij të takimeve me demokratët në vend.

Qytetari theksoi se prej 30 vitesh jeton në SHBA, dhe se i ishte bashkuar takimit kur kishte mësuar se aty ndodhej ish-deputeti demokrat dhe salla ishte mbushur nga të rinj.

Ai tha se nuk do ta bënte një gjë të tillë as për Berishën dhe as për Ramën.

“Jetoj prej 30 vitesh në SHBA, vij nga një familje e persekutuar. Nuk jam partiak. Kur pashë gjithë këtë rini duke hyrë këtu, erdha kur mora vesh që je ti (i drejtohet Salianjit), s’do vija as për Ramën, as për Berishën. Nuk jam partiak, jam kombëtar, dua Shqipërinë dhe shqiptarët. Në SHBA i kam pritur Berishën, Ramën, Lulzim Bashën, Voltana Ademin, kam lobuar për çështjen shqiptare, me Clinton kam lobuar dhe më ka vlerësuar Kongresi i SHBA para 1200 shqiptarëve.

Për mua, ai që është më i miri, demokrat apo socialist, atij i dhëntë zoti forcë të marrë në dorë qeverinë shqiptare. I ka ardhur koha gjeneratës tonë që të rrijë dhe t’ua lërë drejtimin të rinjve. Zoti Salianji, një fjalë kam për ju, atje ne i ndjekim çështjet politike, krejt e lehtë nuk është me dalë atje ku je nisur se këta i kanë mbushur xhepat herët dhe nuk i zbrazin lehtë, ju jeni pa pare në xhep dhe e keni vshtirë. Por jam i kënaqur me këtë rini dhe i kërkoj rinisë të bashkohet me ty. Mos prisni se vjen Amerika dhe bën punët në shtëpinë tonë, bëjini ju këtu.”, u shpreh qytetari.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular