Disa autobusë janë djegur në Durrës ku flakët kanë qenë të mëdha ndërkohë tymi thuajse ka mbuluar një pjesë të qytetit bregdetar.
Autobusët ishin të braktisur në sektorin Rinia dhe kanë qenë jashtë funksionit për një kohë të gjatë.
Siç duket edhe në pamje, flakët kanë qënë të mëdha pasi urbanët ishin parkuar ngjitur me njëri tjetrin dhe janë përfshirë thuajse njëkohësisht nga zjarri.
Dyshohet se pikërisht zjarri në një prej mjeteve ka shkaktuar më pas përhapjen e flakëve tek urbanët e tjerë.
Në vendgjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat punuan për shuarjen e flakëve masive.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit masiv që ka shkrumbuar autobusët, ndërkohë që kanë nisur hetimet pasi dyshohet se ngjarja është e qëllimshme.







