HomeAktualitet“Zhvlerësimi” i diplomave uli pagat, sindikata kërkon zgjidhje për rreth 6 mijë...

“Zhvlerësimi” i diplomave uli pagat, sindikata kërkon zgjidhje për rreth 6 mijë mësues

Advertismentspot_img

Me hyrjen në fuqi të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 425, datë 26 qershor 2024, një kategori mësuesish është përballur me ulje page për shkak të ndryshimit të grupit të pagës për vlerësimin e diplomës.

Sipas Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, vendimi ka prekur mësues që kanë qenë pjesë e sistemit përpara hyrjes në fuqi të VKM-së, duke cenuar statusin dhe të drejtat e fituara prej tyre ndër vite.

Për këtë çështje janë zhvilluar disa takime me Ministrinë e Arsimit, ku është pranuar se zhvlerësimi i diplomave për këtë kategori është bërë gabim. Megjithatë, zgjidhja ende nuk është formalizuar, ndërsa sindikatat vijojne të kërkojnë ndërhyrje.

Sipas presidentit të Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë Nevrus Kaptelli zhvlerësimi i diplomave nuk duhej të kishte ndikim financiar për mësuesit që tashmë ishin në sistem, ndërsa problematika prek rreth 6 mijë mësues në të gjithë vendin.

Ndërkohë, çështja është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga një shoqatë, ndërsa sindikatat u bëjnë thirrje mësuesve të mos bien pre e keqinformimeve dhe premtimeve të rreme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular