HomeAktualitetE TRISHTË/Atak kardiak në palestër, ndahet nga jeta vëllai i aktores Ema...

E TRISHTË/Atak kardiak në palestër, ndahet nga jeta vëllai i aktores Ema Andrea. Enea ka qenë basketbollist dhe gazetar sportiv

Advertismentspot_img

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e kësaj të hëne. Zemra e vëllait binjak të aktores Ema Andrea ka pushuar së rrahuri.

Burime për mediat bëjnë me dije se ish-basketbollisti dhe gazetari sportiv, Enea Andrea është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, pas një ataku kardiak kur po stërvitej në palestër.

Si basketbollist, Enea ka luajtur me ekipin e Dinamos rreth viteve 2005, ndërsa gazetarinë dhe komentimin e nisi më vonë. Ai ka komentuar pikërisht ndeshjet të basketbollit, NBA dhe Euroligës.

Deri më tani nga vetë aktorja nuk ka ardhur asnjë reagim, ndërkohë që kjo humbje e Enas ka lënë në dhimbje të thellë familjarët, miq dhe kolegë që ai i pati të shumtë gjatë jetës së tij.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular