HomePolitikeÇështja “Balluku”, GJK i përgjigjet Berishës: Procedura në vijim e sipër, të...

Çështja “Balluku”, GJK i përgjigjet Berishës: Procedura në vijim e sipër, të tregohet maturi në deklarata

Advertismentspot_img

Gjykata Kushtetuese ka përgënjeshtruar si të pavërteta disa deklarata mediatike që ajo tha se janë bërë nga subjekte të ndryshme që ushtrojnë funksione publike ose private në lidhje me procedurën e ndjekur dhe rezultatin e votimit për vendimin ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, që e riktheu atë në detyrë.

Në një deklaratë, gjykata tha se procedura gjyqësore është në vijim e sipër. Ajo shprehet se çështje do të merret në shqyrtim në seancë publike më 22 janar teksa kërkues është kryeministri i vendit dhe subjekte të interesuara, Presidenti i Republikës, Kuvendi, SPAK dhe GJKKO.

“Për të garantuar procesin e rregullt, sipas standardeve kushtetuese, dhe për të shmangur çdo mundësi paragjykimi, qoftë edhe në dukje, ftohen të gjithë aktorët dhe personat e përfshirë në këtë diskutim publik që të tregohen të matur dhe të kujdesshëm në deklaratat e tyre, duke mos përgojuar gjyqtarë individualë apo institucionin e Gjykatës Kushtetuese në tërësi”, deklaroi GJK.

Në fund, Gjykata Kushtetuese rithekson përkushtimin e saj për ushtrimin e funksionit kushtetues me transparencë dhe respekt të plotë të procedurave kushtetuese e ligjore.

“Duke i bërë përsëri thirrje të gjithë aktorëve për respektimin e integritetit dhe autoritetit të saj, me qëllim sigurimin e besimit të publikut dhe garantimin e pavarësisë së vendimmarrjeve gjyqësore, të cilat në asnjë rrethanë nuk duhet të ndikohen nga çdo keqinformim për publikun, nga cilido subjekt të vijë ai”, tha GJK.

Balluku u mor e pandehur më 30 tetor, e akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, lidhur me Tunelin e Llogarasë, ndërsa më 20 nëntor me vendim të gjyqtarit të GJKKO-së, Erjon Çela, ajo u pezullua nga detyra si zv.kryeministre e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, në sajë të hetimeve për tenderin e Unazës së Madhe. Por Gjykata Kushtetuese e pezulloi vendimin, duke e rikthyer automatikisht në detyrë, ndërsa do ta shqyrtojë çështjen më 22 Janar.

Pas kësaj, SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit të Ballukut, por mazhoranca ka vendosur që për këtë të vendoset pasi të shprehet Gjykata Kushtetuese.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular