HomeKronikeEMRAT/Krim brenda familjes në Vlorë, burri dhunon për vdekje bashkëshorten dhe më...

EMRAT/Krim brenda familjes në Vlorë, burri dhunon për vdekje bashkëshorten dhe më pas vret veten 

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje në Orikum të Vlorës, ku Llogora Xhebroj dyshohet se ka dhunuar për vdekje bashkëshorten, Sose Xhebroj dhe më pas ka vrarë edhe veten me armë zjarri

Sipas policisë, 40-vjeçarja u gjet e pajetë dhe me shenja dhune në banesë dhe se nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj 50 vjeçar.

Ky i fundit u gjet i pajetë në garazhin pranë shtëpisë, dhe dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular