HomeSportStrakosha mes portierëve më të mirë Europës. Edhe Ramadani mes më të...

Strakosha mes portierëve më të mirë Europës. Edhe Ramadani mes më të mirëve, renditet përkrah Xhakës

Advertismentspot_img

Thomas Strakosha kaloi një vit pozitiv te AEK, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për arritjen e rezultateve të mira. Faqja e specializuar e statistikave “Transfermarkt” ka publikuar së fundmi listën e portierëve që kanë regjistruar më shumë ndeshje pa pësuar gol në vitin 2025.

Portieri kuqezi Strakosha e sheh veten në vendin e katërt në Europë. Ai ka ruajtur portën të paprekur në 22 ndeshje, nga 44 sfida të luajtura. 3 vendet e para mbahen nga Trubin, Donnarumma dhe zvicerani Kobel.

Ylber Ramadani është shndërruar në një lider të padiskutueshëm në skuadrën e Leçes këtë sezon. Performancat e tij të shkëlqyera në Serinë A italiane i konfirmojnë edhe statistikat.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare renditet i treti në 5 kampionatet kryesore të Europës me 88 ndërhyrje të sakta këtë vit futbollistik. Ramadani lë pas emra të rëndësishëm të mesfushës si kapiteni i Juventusit, Lokateli, Kasemiro apo Deklan Rajs.

Përpara tij janë dy lojtarë të tjerë, Linen i Verder Bremenit dhe kapiteni i Sandërlendit, Granit Xhaka. Ky i fundit numëron 103 ndërhyrje të sakta në Premier Ligë, duke konfirmuar edhe një herë tjetër impaktin e jashtëzakonshëm që ka pasur me rikthimin në kampionatin anglez.

Sa i përket Ramadanit, ai është një nga lojtarët që vrapon më shumë në Serinë A. Këtë sezon në Itali ai i ka luajtur të gjitha ndeshjet si titullar, duke u shndërruar në një lojtar kyç për formacionin e Di Françeskos.

Ndryshe ka qenë situata e tij në Kombëtaren shqiptare, ku në edicionin e fundit e humbi vendin e titullarit për shkak të performancave pozitive që bëri mesfushori Juljan Shehu.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular