HomeBotaKoalicioni i të Vullnetshmëve, Starmer dhe Macron: Trupa britanike e franceze në...

Koalicioni i të Vullnetshmëve, Starmer dhe Macron: Trupa britanike e franceze në Ukrainë nëse arrihet paqja

Advertismentspot_img

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë hedhur një hap vendimtar drejt garantimit të sigurisë së Ukrainës pas përfundimit të luftës. Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Pallatin Elysee, Kryeministri britanik Keir Starmer njoftoi se dy fuqitë evropiane do të dërgojnë trupa në tokën ukrainase në momentin që do të arrihet një marrëveshje armëpushimi me Rusinë.

Deklarata erdhi pas samitit të “Koalicionit të Vullnetshmëve”, ku u diskutua për arkitekturën e re të sigurisë në Evropë, në prani edhe të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit francez Emmanuel Macron.

“Forca shumëkombëshe” dhe kuadri ligjor

Liderët nënshkruan sot një “deklaratë qëllimi” që i hap rrugën krijimit të një kuadri ligjor për operimin e forcave aleate në Ukrainë.

“Kjo hap rrugën… që forcat britanike, franceze dhe partnere të veprojnë në tokën ukrainase, duke siguruar qiellin dhe detet e Ukrainës dhe duke ndërtuar forca të armatosura të gatshme për të ardhmen,”deklaroi Starmer.

Sipas Downing Street, plani parashikon krijimin e një “Force Shumëkombëshe për Ukrainën”, e cila do të veprojë si garanci sigurie dhe do të mbështesë rigjenerimin e ushtrisë ukrainase.

Qendra Ushtarake (Hubs)

Përveç pranisë së trupave, Londra dhe Parisi do të ngrenë qendra ushtarake (hubs) në të gjithë Ukrainën. Këto qendra do të shërbejnë për vendosjen e pajisjeve, armatimeve dhe ndërtimin e objekteve të mbrojtura, duke krijuar një infrastrukturë të përhershme mbrojtëse.

SHBA: Jemi afër marrëveshjes

I pranishëm në bisedime ishte edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, i cili përfaqësonte administratën Trump. Ai dha sinjale optimiste për ecurinë e negociatave.

“Presidenti Trump dëshiron paqe… Mendojmë se kemi mbaruar kryesisht me protokollet e sigurisë,” tha Witkoff, duke shtuar se palët janë shumë pranë një “marrëveshjeje prosperiteti” historike.

Megjithatë, Starmer paralajmëroi se “kilometrat më të vështirë janë ende përpara”, duke lënë të kuptohet se finalizimi i paqes me Rusinë mbetet një sfidë komplekse.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular