HomeRajoniMoti i keq në Kosovë shkakton përmbytje, shtyhet nisja e procesit mësimor 

Moti i keq në Kosovë shkakton përmbytje, shtyhet nisja e procesit mësimor 

Advertismentspot_img

Semestri i dytë i procesit mësimor në Kosovë është shtyrë për më 12 janar në të gjitha komunat e vendit për shkak të reshjeve dhe kushteve të vështira të motit që kanë përfshirë vendin që nga e hëna.

Si pasojë e përmbytjeve dhe situatës së rënduar në shumicën e komunave, qarkullimit të vështirësuar për shkak të reshjeve të vazhdueshme, të cilat pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim është vendosur që pushimi dimëror të vazhdojë edhe për dy ditë në nivel vendi” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit  të Kosovës.

Reshjet e mëdha të nisura që nga e hëna kanë shkaktuar përmbytje dhe kanë dëmtuar banesa, infrastrukturën dhe kanë krijuar vështirësi në qarkullim, ndërsa dhjetëra banorë janë evakuuar.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit Emergjent Fushë-Kosova, Rahoveci, Klina, Mitrovica, Vushtrria, Skënderaji, Gjakova dhe Malisheva janë komunat më të prekura nga përmbytjet, ndërsa kjo e fundit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Ndërkohë Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” njoftoi se për shkak të niveleve të larta të turbullirave në burimet e furnizimit me ujë, impiantet për trajtimin e ujit të pijshëm nuk janë në gjendje të operojnë në mënyrë të sigurtë, ndaj beri thirrje që uji të mos përdoret për t’u konsumuar.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular