HomePolitikeFtesa e Berishës/Adriatik Lapaj: Nuk më ndjek njeri nëse shkoj tek Saliu!...

Ftesa e Berishës/Adriatik Lapaj: Nuk më ndjek njeri nëse shkoj tek Saliu! Rama më ka ofruar të jem zv/kryeministër

Advertismentspot_img

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar publikisht ftesën e kryedemokratit Sali Berisha që forcat opozitare të ulen në një tryezë.

Lapaj tha se se të gjithë duhet të dalin të bashkuar në shesh përballë Ramës.

Po ashtu ai tha se nuk dom të shkonte në tryezën e kryedemokratit Berisha, pasi atë askush nuk do ta ndiqte.

I kam kthyer përgjigje që kam thënë publikisht. Jemi në shesh. Hadeni dhe kush të dojë të vijë. Mekanizmin që ka ndërtuar Rama është i tillë që asnjë parti nuk e mund dot. Duhet mundur me një aleancë të madh popullore. Duhet shembur çdo barrierë që masiviteti të jetë i tillë që të mos e përballojë dot. Ja vajta atje, mendoni se më ndjek njeri po të shkoj te Saliu. Ngelem veten. Nuk është çështje emrash, është çështje sheshi”, tha Lapaj.

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka bërë deklarata të forta në studion e emisionit “Oponencë” në News24, ku ka folur për zhvillimet politike në vend dhe protestën e tij disa javore përpara Kryeministrisë.

Lapaj zbuloi se i është ofruar një post i lartë qeveritar nga kryeministri Edi Rama, ofertë të cilën ai thotë se e ka refuzuar.

Sipas Lapajt, në datën 30 qershor dhe gjatë javës së dytë të korrikut, kryeministri Rama i ka bërë dy herë ofertë për t’u bashkuar me qeverinë. “Më është ofruar posti i zëvendëskryeministrit dhe dy ministri, njëra prej tyre Ministria e Bujqësisë. Këtë nuk e mohojnë dot, le të dalë ta mohojë,” u shpreh ai.

Lapaj theksoi se oferta është paraqitur si pjesë e tezës për krijimin e një qeverie me bazë të gjerë, me qëllim përshpejtimin e integrimit evropian dhe për të krijuar, sipas tij, “nuanca demokratike”, duke përfshirë të rinjtë në politikë dhe në strukturat qeverisëse.

Megjithatë, kreu i “Shqipëria Bëhet” deklaroi se pranimi i një oferte të tillë do të përbënte tradhti ndaj idealeve që përfaqëson. “Nëse do të shkoja atje, do të tradhtoja idealet e mia. Nuk do të mund t’i shihja prindërit e mi në sy,” tha Lapaj, duke shtuar se një vendim i tillë do ta vinte përballë një zhgënjimi personal dhe moral.

Ai shtoi se, sipas tij, qëllimi i vërtetë i kësaj oferte ishte politikisht i kalkuluar. “Pas gjashtë muajsh do të ishim hedhur jashtë. Qëllimi ishte të na digjnin politikisht dhe të na nxirrnin jashtë,” deklaroi Lapaj, duke e cilësuar ofertën si një tentativë për neutralizimin e lëvizjes së tij dhe dobësimin e opozitës së re.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular