HomeKultureMerr shkas nga historia e trilluar për UÇK dhe shqiptarët, së shpejti...

Merr shkas nga historia e trilluar për UÇK dhe shqiptarët, së shpejti në Francë botohet romani “SHTËPIA E VERDHË” e Bashkim Hoxhës me përkthimin e Sébastien Gricourt

Advertismentspot_img

Bashkim Hoxha është gazetar i njohur, dramaturg, skenarist dhe shkrimtar i njohur. Ai ka fituar disa çmime kombëtare me romanet e tij dhe disa nga librat janë përkthyer në disa vende dhe gjuhe dhe tashme pritet qe se shpejti nje prej botimeve te tij mjaft interesante, qe ka shkaktuar mjaft debat por qe mbron nje kauze te vertet shqiptare, hedh poshte nje shpifje do te botohet se shpejti ne France. Lexuesi frances pritet qe te kete se shpejti ne duar nje botim interesant sa i perket jo vetem leterise, por do te mesoje ta te verteta permes autorit Bashkim Hoxha i cili hedh poshte mashtrimin e raportin e Dick Martit dhe mbron UCK dhe shqiptaret. Qe romani shume shpejt do te dal nga botimi kjo kuptohet nga postimi qe autori Bashkim Hoxha ben ne Fb teksa shkruan – “Mbarë ka filluar ky vit.
Së shpejti në Francë me përkthimin dhe përkujdesjen e Sébastien Gricourt botohet romani SHTEPIA E VERDHE që merr shkas nga historia e trilluar për të akuzuar UÇK dhe shqiptarët me armën e ndyrë të propagandës. Botuar ne shqip ne Prishtinë (BARDBOOKS) dhe në Tiranë (ONUFRI) në vitin 2024

Për vlerat artistike romani ka zgjuar edhe dëshirën e regjisorit të mirënjohur italian Mimmo Calopresti për të realizuar nje produksion të madh ndërkombëtar.
Rreth Romanit
Në një fshat të thellë të Matit, Shtëpia e Verdhë mbetet një mister që kuriozon gjithkënd dhe pas dy dekadash.
E përfolur si skenë e historive të errëta dhe të pabesueshme, ajo rikthehet në vëmendje përmes romanit më të ri, të shkrimtarit dhe dramaturgut të njohur Bashkim Hoxha.
Lexues dhe dashamirës të shumtë nga Shqipëria dhe Kosova u mblodhën buzë detit për të diskutuar mbi këtë vepër që shënon një tjetër arritje në karrierën e Bashkim Hoxhës. Ajo sjell në vëmendje një tematikë që ka dashur të hedhë baltë mbi UÇK-në dhe drejtuesit e saj me akuzat për trafik organesh dhe varre masive, të përmendura në raportin e Dick Martit.
“Shtëpia e Verdhë” nuk është thjesht një roman, por një ftesë për të reflektuar mbi të shkuarën dhe për të kërkuar të vërtetën përmes një lenteje artistike.
Mbrëmja letrare u shoqërua dhe me ekspozimin e mjaft fotove dëshmi, të pasojave të luftës në Kosovë, si dhe punimet në pikturë e skulpturë të tre artistëve nga Mitrovica.
Arti dhe historia u ndërthurën në këtë mbrëmje vere për të ofruar një perspektivë të re dhe shuar zërat mbi skenarin e errët të shtëpisë që ende tërheq vëmendjen.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular