Me keqardhje të thellë u njoftuam për ndarjen nga jeta të z. Qemal Disha, një nga themeluesit e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë dhe një prej figurave më të rëndësishme të industrisë së sigurimeve në vend.
Qemal Disha ishte një vizionar dhe drejtues i përkushtuar, i cili kontribuoi në mënyrë thelbësore në ndërtimin dhe zhvillimin e tregut modern të sigurimeve në Shqipëri. Me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi, ai luajti një rol kyç në krijimin e standardeve dhe forcimin e besimit në sektor.
Kontributi i tij si një nga themeluesit e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, si dhe roli i tij në krijimin dhe drejtimin e SIGMA Insurance, mbeten pjesë e rëndësishme e historisë së industrisë së sigurimeve në vend.
Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Disha, miqve dhe gjithë komunitetit të sigurimeve.
Kujtimi dhe vlerat që ai përcolli do të mbeten një referencë e çmuar për brezat që vijnë.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.







