HomeAktualitetSkemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kanë afat deri më 27 shkurt 2026...

Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kanë afat deri më 27 shkurt 2026 për korrigjimin e dosjeve të aplikimit

Advertismentspot_img

Fermerët që kanë aplikuar në masat 9–17 të skemave të mbështetjes në bujqësi do të kenë afat deri më 27.2.2026 për të korrigjuar mangësitë në dosjet e tyre të aplikimit. Afati i ri është përcaktuar nëpërmjet udhëzimit të përbashkët të Ministrit të Bujqësisë dhe Ministrit të Financave, duke zëvendësuar rregullin e mëparshëm që parashikonte një periudhë 60-ditore pas përfundimit të procedurës së aplikimit.

Udhëzimi përcakton se dorëzimi i dokumenteve pas këtij afati është kriter skualifikimi, ndaj fermerët duhet të përmbushin në kohë të gjitha kërkesat formale.

Masat e mbështetjes përfshijnë një gamë të gjerë investimesh në bujqësi dhe blegtori, duke nisur nga ndërtimi i serrave diellore dhe mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve e vreshtave, deri te sistemet e ujitjes me pika dhe rrjetat mbrojtëse kundër breshërit. Skema mbulon gjithashtu ndërtimin e ambienteve për mbarështimin e kafshëve dhe shpendëve, mekanizimin e fermave, pajisjet për përpunimin dhe paketimin e produkteve bujqësore, investimet në agroturizëm si edhe akuakulturën detare. Në shumicën e rasteve, masa e përfitimit arrin deri në 50% të vlerës së faturave tatimore, me tavane të ndryshme financimi sipas llojit të investimit dhe kategorisë përfituese.

Institucionet u bëjnë thirrje aplikuesve të rishikojnë me kujdes dokumentacionin e tyre dhe të shfrytëzojnë afatin e përcaktuar, për të mos humbur mundësinë e përfitimit nga skemat mbështetëse që synojnë modernizimin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit bujqësor./ekofin.al

Masat e skemës mbështetësse 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular