Analisti Fatos Lubonja komentoi mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” tryezën e thirrur sot nga Sali Berisha me parti të vogla opozitare dhe me aktorë të shoqërisë civile.
Lubonja theksoi se PD është një parti-person, ndërsa Berisha nuk garanton ndryshimin e pushtetit.
Lubonja: Hall i madh i qëllimit. Kanë qenë të përçarë. Për mua qëllimi që mund të bashkojë një tryezë partish të ndryshme, është restaurimi i demokracisë. Nuk e hedh dot poshtë as i majti dhe as i djathti. Prandaj mund të shkoj aty. Më bashkon për demokracinë, për të ndryshuar rregullat e lojës. Nga një regjim autokratik në një regjim demokratik. Këtë tani shqiptarët nuk e kanë këtë ndjeshmëri.
Është një problem i kulturës shqiptare. Nëse kërkojmë demokracinë fillo nga partia, të ndryshojë partia. Nga parti lider në një parti ku ndryshojnë gjërat. Ku dëgjohen zërat, ku votohet. Nëse fillon nga shembulli. Ne nuk e kemi atë shembull. Demokracia që kërkoj unë është një rrugë e gjatë. Kërkon personalitete. Në këtë aspekt kjo tryezë duhet të jepte këtë jo lëvdata për Sali Berishën. Mund të jepte dhe zgjidhje. A arrihet kjo punë me Sali Berishën? Pse nuk e arrijmë dot? Po nuk shkova për të mos, e kam thënë dhe më herët, ju jeni që thoni hajdeni në anije po shkojmë drejt perëndimit dhe shkojnë drejt jugut, dhe ti rri këtu ose të hodhëm nga anija. Ka një problem. E gjithë kjo. E di pse? Problemi është fasada. Po shkove atje mesazhi ja u bashkuan të gjithë, i bën një promovim kësaj që ti do ta kundërshtosh këtë lloj bashkimi.
Kur ndërton një parti person. Kur vdes lideri, lideri për të qenë figurë e parë, pastron figurat që mund ti bëjnë hije. Heq kontributet e mundshme që ka partia për më shumë ide, energji. Ky është problemi. Që PD edhe pse Saliu ka bërë disa prapaktheu, ka ngelur një parti ku nuk ka një kritikë. Saliu më del mua dhe thotë është ’97 kundër revolucioni i majtë i kuq. Që nuk ka asnjë përgjegjësi që la piramidat të zhvillohen. Që nuk ka këtë aftësi vetëkritike. Punon për figurën e tij si Skënderbe që mund të bashkojë njerëz të ndihen të barabartë. Nuk bindet dot më.







