HomeSocialeReshje shiu dhe dëbore, parashikimi i moti për këtë të shtunë! Temperatura...

Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i moti për këtë të shtunë! Temperatura zbresin në -3°C

Advertismentspot_img

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet mesatar, kryesisht në formën e shtrëngatave, që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshjet pritet të jenë hera-herës me intensitet deri të lartë.

Temperaturat do të shënojnë vlera të ulëta, veçanërisht në zonat veriore, ku minimalet pritet të zbresin deri në -3°C.

Gjatë ditës, shiu do të vijojë me intensitet mesatar në shumicën e territorit, ndërsa në mënyrë të izoluar do të ketë shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve parashikohen reshje bore në formën e stuhive të dëborës. Në veri dhe verilindje, në lartësitë mbi 100 metra, si dhe në jug dhe juglindje mbi 200–300 metra, reshjet e dëborës do të jenë me intensitet deri mesatar.

Në pjesën tjetër të vendit, gjatë orëve të pasdites, priten reshje të dobëta bore në formën e flokëve.

Në disa zona do të ketë mjegull dhe mjegullinë, me shikim të reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim–jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 24 m/s. Deti do të ketë valëzim të forcës 4–6 ballë.

798
222
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular