HomePolitikePD më 24 janar protestës kombëtare. Opozita deklarohet kundër “amnistisë fiskale”, ligji...

PD më 24 janar protestës kombëtare. Opozita deklarohet kundër “amnistisë fiskale”, ligji drejt Gjykatës Kushtetuese

Advertismentspot_img

Më 24 janar do të mbahet protesta e radhës kombëtare e Partisë Demokratike. Vendimi u mor sot gjatë mbledhjes së Kryesisë.

Kryedemokrati, Sali Berish theksoi gjatë fjalës së tij se e vetmja mënyrë për rrëzuar qeverinë e Edi Ramës janë protestat e vazhdueshme.

Berisha theksoi gjithashtu se do të tregoheshin “naivë” nëse do të prisnin që kryeministri do të largohet nga ndërhyrja amerikane, duke shtuat se të vetmët që mund t’i tregojnë vendin e duhur janë qytetarët shqiptarë

Foli gjithashtu edhe për takimin e djeshëm të mbajtur me aleatë politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, duke shtuar se duhet të krijojnë një front të përbashkët “si rruga më e sigurtë për të luftuar kundër kësaj të keqe.”

“Dje, po në këtë kuadër, thirrëm një takim jashtëzakonisht të rëndësishëm me shoqërinë civile dhe forcat politike. Në emër tuaj, unë u shpreh edhe njëherë mirënjohjen më të thellë të gjithë atyre personaliteteve të fushave të ndryshme, të cilat pavarësisht nga pavarësia e tyre në kuptimin politik, pa asnjë afilacion partiak, por erdhën aty se të gjithë ata janë kundër të keqes që po përjeton vendin.

Aty u bashkuam kundër një të keqe të përbashkët dhe aty erdhën të gjithë ata që besojnë se Edi Rama është e keqja më e madhe e këtij vendi. Ishte një akt i guximshëm qytetar i tyre, i përgjegjshëm i tyre. Dhe unë i siguroj se ne do bëjmë gjithçka për të vazhduar me ta dialogun, për të dëgjuar zërin e tyre, këshillat e tyre dhe për të vepruar bashkërisht kundër kësaj të keqe. Ftoj individë, organizata, forca politike të tjera që nuk ishin dje aty të bashkohen me këtë front si rruga më e sigurtë për të luftuar kundër kësaj të keqe.

Nuk ka synim ky front dominimin e një partie apo një tjetër, ka synim krijimin e një forumi, një fronti të përbashkët, një fryme të gjerë për të larguar nga pushteti një minutë e më parë këtë regjim që e meriton vetëm një cilësim: kakistokraci. Grekët e lashtë quanin të tillë më të keqin e regjimeve. Dhe ky kështu është.

Diskutime të shumta u zhvilluan, mendime të çmuara u shprehën. Ne do vazhdojmë përpjekjen për institucionalizimin e këtij forumi, kësaj aleance, ta quajmë si të biem dakord. Urojmë dhe shpresojmë që kjo të shtrihet edhe në rrethe, në qarqe, në mënyrë që një përpjekje e madhe mbarëshqiptare të bëhet kundër këtij regjimi.”, tha Berisha.

PD më 24 janar protestës kombëtare. Opozita deklarohet kundër “amnistisë fiskale”, ligji drejt Gjykatës Kushtetuese

Opozita ka paralajmëruar se do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin “Për faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore”, të cilin e konsideron një akt me pasoja të rënda për ekonominë dhe shtetin e së drejtës.

Qëndrimi u bë publik nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila e cilësoi amnistinë fiskale si një nismë që, sipas opozitës, hap rrugën për legalizimin e pasurive të krijuara nga aktiviteti informal dhe i paligjshëm.

Sipas opozitës, ligji krijon terren për pastrimin e parave në ekonominë shqiptare, një fenomen që, siç është evidentuar edhe “në raporte ndërkombëtare, ka qenë i pranishëm prej vitesh në sektorë si ndërtimi, lojërat e fatit dhe turizmi”.

PD argumenton se amnistia fiskale jo vetëm që nuk lufton informalitetin, por përkundrazi e stimulon atë, duke dëmtuar rëndë kulturën e pagesës së taksave në të ardhmen.

Në qasjen e saj kritike, opozita thekson se ligji krijon pabarazi të thellë mes bizneseve që kanë respektuar rregullat dhe atyre që kanë shmangur detyrimet tatimore, duke penalizuar ndershmërinë dhe duke shpërblyer shkeljen e ligjit.

Po ashtu, sipas PD-së, kjo nismë është e padrejtë ndaj bizneseve që janë mbyllur për shkak të pamundësisë për të përballuar barrën fiskale, ndërsa u jep mundësi subjekteve që kanë operuar në të zezë të legalizojnë pasurinë e tyre.

Deputetja Tabaku vuri në dukje se problematikat e ligjit janë të tilla sa, sipas saj, edhe Presidenti i Republikës ka zgjedhur ta kalojë atë “në heshtje”.

Në këtë kontekst, opozita paralajmëron se do të ndërmarrë çdo hap institucional për të penguar zbatimin e ligjit, duke nisur nga ankimi në Gjykatën Kushtetuese dhe duke vijuar me denoncimin e tij në instancat ndërkombëtare.

Ligji “Për faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore” parashikon fshirjen e plotë të borxheve mbi 10 vjet, lehtësime të pjesshme për detyrimet 5-10 vjeçare dhe faljen e gjobave e kamatvonesave për borxhet deri në 5 vjet, me kusht pagesën e detyrimit kryesor brenda 31 dhjetorit 2026, ndërsa përjashton subjektet në ndjekje penale apo hetim tatimor.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular