HomeAktualitetReferendum për ligjin e "Barazisë Gjinore", KQZ pranon Kërkesën e Komitetit “Pro...

Referendum për ligjin e “Barazisë Gjinore”, KQZ pranon Kërkesën e Komitetit “Pro familjes” për mbledhjen e firmave

Advertismentspot_img

Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve miratoi hapin e parë të referendumit popullor të kërkuar për ligjin e Barazisë Gjinore. Në mbledhjen u miratua kërkesa për pajisjen me fletë tip për mbledhjen e  firmave që më pas do të verifikohen së bashku me kërkesën për datën e mundshme.

Nisma u paraqit nga grupi nismëtar për referendumin e përgjithshëm për çështje të rëndësisë së veçantë, mbrojtja e familjes, i përbërë nga 16 anëtarë: Erald Aga, Ilir Zmalaj, Alberto Konti, Fatjon Softa, Petrit Levendi, Lirim Fëlluza, Armando Vrushi, Andi Tepelena, Etleva Merko, Igli Zepishta, Perparim Gjeka, Olsi Çaushi, Vladimir Kera, Besnik Muçi,  Ada Lushi, Kastriot Çipi.

Përfaqësuesit e komitetit nismëtar për referendumin “Pro Familjes”, kanë paraqitur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm për shfuqizimin e ligjit “Për barazinë gjinore”.

Shqyrtimi i kësaj kërkese u shty për në seancën e radhës dhe iu la kohë grupit nismëtar për qartësimin e çështjeve të rëndësisë së veçantë.

Komisioni Nismetar per Referendumin “Pro Familjes” kërkon

 Të verifikojë ligjshmërinë formale të kësaj kërkese.

Të pajisë Komisionin Nismëtar për Referendumin “Pro familjes” me fletët-tip për mbledhjen e nënshkrimeve të 50.000 zgjedhësve të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve.

Pyetjet e kërkuara në referendum

1. A doni që ligji të njohë vetëm dy gjini: mashkull dhe femër?

Po

Jo

2 – A doni që ligji të njohë martesat vetëm mes burrit dhe gruas?

Po

Jo

3. A doni që ligji të njohë të drejtën e fëmijës për t’u rritur me një nënë dhe një baba?

Po

Jo

4. A doni që ligji të kufizojë edukimin seksual në arsimin parashkollor dhe 9-vjeçar?

Po

Jo

5. A doni që adoptimi i fëmijëve t’u lejohet vetëm prindërve të martuar ose vëllezërve dhe motrave të prindërve të vdekur të fëmijëve jetimë?

Po

Jo

6. A doni që ligji të dënojë marrëdhëniet seksuale mes të miturve nën 15 vjeç dhe atyre mbi 15 vjeç, si edhe mes të miturve nën 18 vjeç dhe atyre mbi 18 vjeç?

Po

Jo

7. A doni që ligji të ndalojë pornografinë dhe dhunën ekstreme në TV dhe të vendosë kufizime audience për seksin dhe dhunën në TV dhe Internet?

Po

Jo

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular