Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka publikuar këtë të hënë, 12 janar, datat e provimeve të Maturës 2026.
Kështu, me datë 2 qershor 2026, do të mbahet provimi i gjuhës së huaj, më 9 qershor ajo e gjuhës shqipe dhe letërsi, më 16 qershor matematika dhe më 23 qershor provimi me zgjedhje
Lëndët me zgjedhje do të jenë kimi, fizikë, biologji, histori, gjeografi, qytetari dhe psikologji, filozofi dhe sociologji, ekonomi, histori arti, histori muzike dhe histori baleti.
Gjithashtu është publikuar dhe rregullorja e Maturës Shtetërore 2026, duke theksuar se provimet do të nisin në orën 10:00, e kohëzgjatja do të jetë 2 orë e 30 minuta.
Çdo provim do të përmbaje pyetje të tre niveleve të arritjes dhe do të vlerësohen me 60 pikë maksimale.
Lëndët me zgjedhje do të jenë kimi, fizikë, biologji, histori, gjeografi, qytetari dhe psikologji, filozofi dhe sociologji, ekonomi, histori arti, histori muzike dhe histori baleti.
Gjithashtu është publikuar dhe rregullorja e Matyrës Shtetërore 2026, duke theksuar se provimet do të nisin në orën 10:00, e kohëzgjatja do të jetë 2 orë e 30 minuta.
Çdo provim do të përmbaje pyetje të tre niveleve të arritjes dhe do të vlerësohen me 60 pikë maksimale.








