Një lajm i trishtë ka mbërritur këtë të martë ne Tirane. Eshtë ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, Brunilda Isaj e cila eshte percjell po dje per ne banesen e fundit nga familjare, te aferm, miq kolege.
Lajmi për ndarjen e saj të parakohshme nga jeta është bërë i ditur nga miqtët dhe kolegët, të cilët kanë kane qene te shumte qe shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen në këto momente të vështira dhimbjeje.
Humbja e Brunilda Isajt ka lënë një dhimbje të thellë te familjarët, miqtë dhe kolegët e saj, ndërsa dhimbja më e madhe mbetet për fëmijët e saj, të cilët humbën njeriun e tyre më të dashur.
Kush është Brunilda Isaj?
Brunilda Isaj kishte një përvojë shumëvjeçare dhe një histori të spikatur suksesi në sistemin bankar dhe financiar shqiptar. Ajo ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese, me fokus zhvillimin e biznesit dhe përfaqësimin në nivele të larta ekzekutive.
Përvoja e saj shtrihet në veprimtarinë bankare me individët dhe biznesin, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve financiare, tregjet dhe instrumentet financiare, si dhe marrëdhëniet me mikro-ndërmarrjet dhe drejtimin e zhvillimit të biznesit me Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme.
Karriera e saj nisi në Emporiki Bank Albania si oficere kredie dhe drejtuese e Njësisë bankare me pakicë, vazhdoi në Raiffeisen Bank Albania si Drejtuese Rajonale dhe me pas Drejtuese e Zhvillimit të Biznesit të SME-ve. Mës vonë ajo iu bashkua Credins Bank si Drejtore e Departamentit të Zhvillimit dhe së fundmi mbuloi në Alpha Bank Albania pozicionin e Drejtores së Njësisë së Biznesit Bankar me Pakicë dhe Anëtare e Drejtorisë Ekzekutive.
Gjatë kontributit të saj si Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, Isaj ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në avokimin dhe promovimin e sektorit mikrofinanciar, duke marrë pjesë aktive në politikëbërje dhe në fushën rregullatore.
Ajo ishte organizatore dhe drejtuese e një sërë tryezash diskutimi dhe eventesh, të fokusuara në sfidat dhe zhvillimet e mikrofinancës, përfshirë transformimin dixhital, tendencat teknologjike, objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, financat e gjelbra, përfshirjen financiare dhe edukimin financiar.







