HomePolitikeRithemelimi i PD nën hetim/ Financimet për Kuvendin e 11 dhjetorit 2021...

Rithemelimi i PD nën hetim/ Financimet për Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 të demokratëve, SPAK merr në pyetje donatorët

Advertismentspot_img

Të gjithë ata që financuan Kuvendin e Rithemelimit të Partisë Demokratike mbajtur në dhjetor 2021, do të pyeten nga SPAK.

Indrit Hoxha si anëtar i kryesisë në PD ishte në këtë listë të dëshmitarëve që po hedhin dritë mbi hetimin pasuror i lënë hapur si fraksion i veçantë, mbas dorëzimit të fashikullit Partizani në Gjykatën Antikorrupsion që ka tetë të akuzuar, mes tyre edhe ish- kryeministri Sali Berisha.

Indrit Hoxha u pyet si deklarues dhe si donator. Një ditë më parë në SPAK për këtë çështje të riregjistruar u pyet edhe deputeti Belind Këlliçi.

Deri tani për rithemelimin janë pyetur katër financues.

Dëshmitari i radhës Hoxha megjithëse ruajti sekretin hetimor, pranoi për TCH se  edhe para SPAK siç edhe më herët deklaroi se hetimet pasurore duhen kryer ndaj kujtdo që është në politikë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular