HomePolitikeFlet për bashkim te demokratëve ndaj regjimit, por Sali Berisha në panik...

Flet për bashkim te demokratëve ndaj regjimit, por Sali Berisha në panik sulmon nga Lezha, Lulzim Bashën dhe Ervin Salianjin

Advertismentspot_img

Nga Lezha, ku mbajti takimin e radhës në kuadër të turit të tij të Foltores, kreu i Partisë Demokratike sulmoi edhe Lulzim Bashën.

Në fjalën e tij, Berisha iu referua si një “kalbësirë e brendshme” që tentoi të kapte partinë. Sipas Berishës, ai ditën bënte sikur ishte me demokratët ndërsa natën vepronte me Edi Ramën duke bërë pazare në kurriz të qytetarëve.

Për Berishën, demokratët ndëmorën një veprim të vështirë kur zgjodhën të ishin në anën e tij.

“Në qoftë se demokratët do të kishin një emër të dytë, të pamposhtur. Asgjë nuk na mposhti ne, asgjë nuk e mposhti këtë parti. Ua thashë edhe njëherë, menduam se e fshinë nga harta politike, jo, përkundrazi, u ngritëm si Feniksi nga hiri. Në këto vite, ju demokratët, të gjithë demokratët, kaluan kaluarin më të pamerituar, por edhe provën më të madhe të dinjitetit të tyre, provën më të madhe të guximit të tyre. Një kalbësirë e brendshme e kapi PD-në. Një kryetar që ju i dhatë besimit, ditën ishte me ju, natën me Edi Ramën ndante paratë dhe pazaret.

Punonte kundër jush, punonte kundër idealeve tuaja, interesave tuaja sepse i tillë ishte Edi Rama në radhë të parë, por edhe ai. Një armik i pluralizmit, bastard, pasardhës i një xhelati që firmoste varjen në litar. Nga njëra anë hiqej si intelektual, skulptor, nga ana tjetër ulej dhe firmoste varjen e poetëve, varjen e qytetarëve të thjeshtë, krejtësisht të pafajshëm, vetëm si kundërshtarë politikë. Ky armik i egër i pluralizmit gjeti dobësitë, dhe faktikisht po përpiqej ta rrënonte nga brenda PD-në.

Unë e them këtu, vendimi më i rëndësishëm i jetës tuaj dhe më i vështirë ishte vendimi për të mbështetur në vjeshtën e vitit 2021 Sali Berishën. Ishte vendimi për të dalë nga fasadë opozita në opozitë të vërtetë. Por kësaj here, betejën nuk e kishit vetëm me qeverinë shqiptare dhe misionarët e saj në PD. Beteja juaj ishte globale.

Ishte me kreun e mafies botërore, që ishte Xhorxh Sorosi. Ky Karl Marksi i post-marksizmit, armik i egër i PD dhe vlerave demokratike. Por, edhe njëherë, ju u provuat të pamposhtur me zgjidhjet që bëtë.”, u shpreh Berisha.

Berisha sulmon Salianjin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shënjestroi edhe ish deputetin Ervin Salianji për takimet e tij me strukturat demokrate nëpër qytete.

Nga Lezha, ku mbajti takimin e radhës në kuadër të turit të tij të Foltores, kryedemokrati theksoi se PD është një parti e “mendimit të lirë dhe të hapur”, por shtoi se ata që vrapojnë për interesa personale do të përfundojnë si të tjerët, pa asnjë emër, duke iu referuar ish kryetarit Lulzim Basha, të cilin e sulmoi më herët gjatë takimit.

Sipas tij, PD nuk është parti e “e lejeve të ndërtimit, as e pallateve pa leje dhe as e fshehjes të krimeve”.

“Kjo parti ka qenë dhe do të mbetet parti e mendimit të lirë, e mendimit të hapur por unë të jam fjalën e nderit që kurrë nuk do të mund ta marrë kush këtë për interesa personale e vetjake. Ata që e bënë këtë, u shuan, emri i tyre nuk është më. Partia demokratike është parti e idealeve, e aspiratave dhe e moralit të ndershëm të qytetarëve. Kjo parti nuk është parti as e lejeve të ndërtimit, as e pallateve pa leje dhe as e fshehjes të krimeve. Ai që kujton se mundet të bëjë, të lulëzojë në këtë mënyrë, ai gabon.

Jo. Nuk luftojmë ne, ne jemi parti ligji, kushtetute e normash. Dhe një gjë jemi edhe në një analizë, do ta bëjmë debatin e hapur sepse asnjëherë nuk do të na pengojë rrethanat të shohim realitetin me sy, të kritikojmë dhe propozojmë e sugjerojmë.”, theksoi ai.

Duke iu referuar Salianjit, ndonëse nuk e përmendi me emër, Berisha tha se ndërsa po mundoheshin të mbronin votën e lirë dhe të faktonin vjedhjen e zgjedhjeve nga Rama, të tjerë nisën të “vraponin për interesa personale”. Por, sipas tij, ata që ndërmarrin veprime për interesa personale, do të përfundojnë “pa emër”.“Ishte një periudhë kur ne po punonim për të mbrojtur votën, Edi Rama po bënte çdo gjë të ndryshonte raportin. Po përdorte të gjitha mjetet e lobimet e fuqitë. Ne po bënim gjithçka të mbronim votën tuaj, me fakte e dokumente. Debatet e kemi të hapura, por nëse vrapon për interesa private dhe flet në emër, do të përfundosh njëlloj si ata të tjerët pa asnjë emër. PD nuk i ka asnjë borxh. Ne i kemi borxh njëri tjetrit, ne i kemi detyrime njëri tjetrit. Tani jemi këtu po. Diskutojmë e bëjmë por shkëputesh e ecën me vrap. Shko ku të duash. Asnjë lloj efekti, zero”, shtoi Berisha.

Kujtojmë që një ditë më parë, ish deputeti Salianji tha se Berisha, me sulmet ndaj tij, po vepron me të njëjtin “manual” si Basha në vitin 2021. Sipas Salianjit, askush nuk mund ta përjashtojë nga PD sepse nuk e lejon statuti.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular