Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë njoftoi se, Ati i Shenjtë, papa Leone XIV, emëroi sot nuncin e ri apostolik për Shqipërinë.
Ai është imzot Mirosław Adamczyk, arqipeshkëv titullar i Otrikolit. Adamczyk ka shërbyer deri tani si nunc apostolik në Argjentinë. Mirosław Adamczyk është i datëlindjes 16 korrik 1962 (63 vjeç), dhe ka lindur në Danzica të Polonisë.
Pas marrjes së lajmit për caktimin e tij në Shqipëri, dioqezat në vend uruan nuncin dhe dhanë mesazhe mirëseardhjeje.
Nunci apostolik është diplomati më i lartë i Selisë së Shenjtë në një vend, që përfaqëson Papën, i krahasueshëm me një ambasador. Ai menaxhon marrëdhëniet me qeverinë dhe kishën lokale. Nunci apostolik zakonisht është një kryepeshkop titullar që kryeson nunciaturën apostolike, selinë diplomatike të Vatikanit.
Si ndërlidhës midis papës dhe hierarkisë katolike lokale, ai trajton gjithashtu emërimet episkopale. Nunci apostolik gëzon statusin diplomatik të ambasadorit, siç përcaktohet nga e drejta ndërkombëtare, kryen detyra diplomatike por edhe baritore brenda kishës.







