HomePolitike“Me këtë nivel varfërie mos mendoni se demokracia do jetë më lart”-...

“Me këtë nivel varfërie mos mendoni se demokracia do jetë më lart”- Eksperti i ekonomisë Zef Preçi: Jemi 70 vite larg mesatares së BE-së

Advertismentspot_img

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi ishte sot në “Oponencë” teksa foli mbi nivelin ekonomik të vendit. Sipas tij jemi 70 vite larg mesatares ekonomike të vendeve të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë ai thekson se me këtë nivel varfërie nuk mund të pritet që vendi të ketë një nivel më të lartë demokracie.

Zef Preçi: Në nivel varfërie që ka vendi mos mendoni se mund të jetë shumë lart demokracia. Kur shitet tjetri me thes mielli, kur zgjerohet administratat, po përdoret shteti për vazhdimin  kësaj qeverisje. Kemi devijuar nga principe elementare që duhet të kishte vendi.

Nuk besoj se klasa politike jonë qëllim vërtetë integrimin në BE. Në 25 vjet në krahasim ku kemi qenë është e pakrahasueshme. Por me mundësitë që janë krijuar shumë larg. Për vite mund të duhen në 70 vjet nëse do rrinte në vend BE, për të shkuar deri atje. Flas për mesataren e BE-së. Nuk do thotë që është e paarritshme. Por kemi 70% të të rinjve që duan të ikin që nesër. Është një proces i hapur. Nëse nuk përmirësohet qeverisja në vend.

Marrëdhëniet me institucionet si BERZH BB, nuk kanë përfshirje drejtpërdrejt në kushtëzimet politike. Është qeveria shqiptar që vendos prioritete në arsim, shëndetësi. Qeveria përcakton prioritetet

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular