HomePolitikeKomisioni Evropian rendit Shqipërinë të parën për reformat e integrimit. Koopman: Bashkë...

Komisioni Evropian rendit Shqipërinë të parën për reformat e integrimit. Koopman: Bashkë me Malin e Zi në pararojë të procesit

Advertismentspot_img

Komisioni Evropian, nëpërmjet Gert Jan Koopman, drejtor për zgjerimin, ka vlerësuar se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë arritur rezultatet më të mira në reformat e nevojshme për marrjen e fondeve nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Deri më tani, Shqipëria kryeson pasi ka zbatuar 21 reforma, ndërsa Mali i Zi 12.

Mali i Zi dhe Shqipëria kryesojnë grupin e shteteve ballkanike në rrugën e plotësimit të reformave të integrimit evropian. Këto vende janë në pararojë të procesit të zgjerimit sepse po punojnë me shpejtësi në plotësimin e të gjitha reformave. Me ndihmën e shtuar teknike që po u ofrojmë atyre, ne presim që normat e rezultateve të zbatimit të reformave të jenë edhe më të lartaDisbursimi i fondeve për rajonin në kuadër të planit të rritjes është më pak se 50%.”, u shpreh Gert Jan Koopman.

Ndërkaq, Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosovës, brenda disa javësh, mund t’i hiqen të gjitha masat ndëshkuese dhe ndaj asaj do t’i jepen mbi 400 milionë euro.

Ne kemi filluar të heqim tashmë masat ndaj Kosovës dhe tani jemi në një fazë shumë vendimtare, ku do të donim të akordonim më shumë se 400 milionë euro. Prandaj, jemi në diskutime shumë të thella me autoritetet e Kosovës, ndaj shpresoj të jem në gjendje ta finalizojmë planin këtë muaj“, tha Koopman.

Ndryshimi i qëndrimit nga BE erdhi pas pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet e fundvitit të kaluar, që i risollën në pushtet në komunat e veriut.

Në total, deri më tani, nga plani i rritjes rreth 453 milionë euro u janë paguar shteteve ballkanike. Sipas Koopman, vijimi i pagesave për këto shtete varet vetëm nga zbatimi i agjendave të reformave, kryesisht në fushën e sundimit të ligjit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular