Pas rrëfimit të ndjerë të historisë së saj të jetës, që preku jo vetëm banorët e shtëpisë por edhe teleshikuesit, Stelina u surprizua nga motra e saj.
Gjatë takimit emocionues, motra e Stelinës u shpreh me fjalë të forta mbështetjeje, duke i dhënë asaj kurajë për të mos u dorëzuar përballë vështirësive.
“Të mos qajë më, sepse Big Brother-in e ka përballuar me forcë dhe durim. Stelina sot e ndau historinë e saj për të treguar se sfidat të bëjnë më të fortë dhe se nga vuajtjet e mëdha lindin rilindje të mëdha”, u shpreh ajo.
Momentet prekëse vazhduan edhe më tej, pasi Miri kërkoi ta takonte motrën e Stelinës.







