HomeLifestyle“Burrë grash”/Miqësia e thyer mes Erikut dhe Mirit: Kam fjetur në tokë,...

“Burrë grash”/Miqësia e thyer mes Erikut dhe Mirit: Kam fjetur në tokë, s’mund të shtrihem në krevat me një femër tjetër

Advertismentspot_img

Ditët e fundit, Eriku dhe Miri janë përfshirë në debate brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke sjellë një përplasje mes tyre dhe duke vënë në pikëpyetje marrëdhënien që kishin më parë.

Gjatë diskutimeve, Miri u shpreh se raporti mes tyre ka qenë miqësor dhe pa tensione në fillim, ndërsa Eriku deklaroi se ka zgjedhur të flejë në tokë, duke theksuar se nuk mund të shtrihet në një krevat me një femër tjetër, për shkak të parimeve dhe respektit ndaj gruas së tij.

“Kam fjetur në tokë. Nuk mund të shtrihem në një krevat me një femër tjetër. Respektoj gruan time që kam në shtëpi, kam parime.”, tha ai.

Nga ana tjetër, Miri ka dhënë versionin e tij të ngjarjes, duke theksuar se raporti mes tij dhe Erikut ka qenë fillimisht miqësor.

“Edhe në klip u pa qartë që qasja ishte miqësore. Dy ditët e para ishim me zemër të mirë, shokë. Madje më ka thënë se jam i drejtpërdrejtë dhe se i merr gjërat me ironi. Çdo gjë ka qenë në rregull.”

Miri ka sqaruar gjithashtu se jashtë shtëpisë ka një grua dhe se çdo veprim i tij mund të ndikojë negativisht në jetën personale.

“Unë kam një grua jashtë dhe çdo gjë mund të prishet. Me Erikut njihemi nga koncertet, jemi miq, jo shokë të ngushtë.”

Sipas tij, situata u përkeqësua kur Eriku nuk arriti qëllimin e tij dhe nisi ta trajtonte me ashpërsi.

“Kaloi kufirin duke më folur ashpër, duke mbrojtur atë dhe duke mos u shoqëruar me askënd. Kur nuk e arriti këtë, më bëri kundërshtar.”

Në debat janë përfshirë edhe banorë të tjerë. Flori u shpreh se Miri në fillim i ishte afruar edhe atij, ndoshta për të krijuar aleanca në lojë.

“Edhe mua më është afruar në fillim. Ndoshta ka dashur të bëjë aleancë. Kejsi edhe mua më ka ndihmuar me rroba.”

Ndërsa Mateo hodhi akuza të forta ndaj strategjisë së Mirit në lojë:

“Kur vijnë banorë të rinj, strategjia e Mirit është t’u bëjë lajka. Kur Eriku ka pasur konflikt, Miri ka dashur ta nxjerrë keq. Vetë fakti që Eriku fle në tokë tregon shumë për atë që ka ndodhur.”

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular