HomePolitikeFtesa e Trump për ‘Bordin e Paqes’, Tritan Shehu: Shqipëria të ndjek...

Ftesa e Trump për ‘Bordin e Paqes’, Tritan Shehu: Shqipëria të ndjek politikat e SHBA për Lindjen e Mesme!

Advertismentspot_img

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar lidhur me ftesën që kryeministri Edi Rama ka marrë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për përfshirjen e Shqipërisë si shtet anëtar themelues në një nismë të re ndërkombëtare për paqen globale, e njohur si “Bordi i Paqes”.

Në reagimin e tij, Shehu thekson se kjo ftesë duhet parë si pjesë e fazës së dytë të planit Trump për Gazën dhe si një sukses i këtij plani, që sipas tij garanton stabilitet dhe zhvillim në rajon.

Shehu kritikon deklaratat e kryeministrit Rama, duke i cilësuar si spekulative dhe larg realitetit përpjekjet për ta personalizuar rolin e Shqipërisë apo për të atribuar një “super rol” personal në këtë proces.

“Shqiperia ka qene, eshte e duhet te jete ne mbeshtetje te ketij procesi. Spekullimet e Rames per personalizime a “super role” te tij ne kete proces vecse cenojne rolin e Shqiperise dhe jane larg realitetit”, shkruan ai.

Deputeti demokrat thekson se Shqipëria është ftuar në këtë nismë për shkak të profilit të saj gjeopolitik, duke e cilësuar vendin si qartësisht pro-amerikan, anëtar të NATO-s, pa konflikte apo interesa direkte në Lindjen e Mesme.

Postimi i plotë:

Duhet pershendetur fillimi i fazes se dyte te planit Trump per Gazen me “Bordin e Paqes” si sukses i ketij plani, si garanci stabiliteti e zhvillimi.
Shqiperia ka qene, eshte e duhet te jete ne mbeshtetje te ketij procesi.
Spekullimet e Rames per personalizime a “super role” te tij ne kete proces vecse cenojne rolin e Shqiperise dhe jane larg realitetit.
Kete e tregojne edhe strukturat e lidhura me kete proces, qe deri tashti jane:
1- Bordi i Paqes, si nje organ i gjere, ku nder vendet themeluese qe jane ftuar dhe e kane konfirmuar, te tjera qe po ftohen ne vazhdim, apo qe pritet konfirmimi prej tyre, eshte dhe Shqiperia e cila u shpreh pozitivisht.
2- Bordi ekzekutiv si trupi kryesor i vendimmarrjes brenda Bordit të Paqes, që do të mbikëqyrë fazën tranzitore, rindërtimin dhe qeverisjen e përkohshme të Gazës:
Donald Trump – Kryetar i Bordit të Paqes.
Marco Rubio – Sekretar i Shtetit i SHBA-së.
Steve Witkoff – Përfaqësues Special i SHBA-se.
Jared Kushner – Këshilltar i Trumpit.
Tony Blair – Ish-Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.
Marc Rowan – CEO i Apollo Global Management.
Ajay Banga – President i Bankës Botërore.
Robert Gabriel Jr. – Këshilltar amerikan i sigurisë.
Nickolay Mladenov – Përfaqësues i Lartë për Gazën.
3- Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG) – komitet teknokratik palestinez.
Shqiperia natyrshem eshte ftuar ne Bordin e Paqes si nje vend qartesisht pro amerikan, qe ka ndjekur politikat amerikane ne organizmat nderkombetare, shtet antar i NATO, pa konflikte e ambicje te kaluara a te sotme ne Lindjen e Mesme, pa interesa direkte ne Gaza, vend me maredhenie te mira me Izraelin e vendet arabe e te Rajonit njekohesisht, vend ne procesin e integrimit europian, me nje harmoni te brendeshme fetare, etj faktore te tille gjeopolitike te konsoliduara prej vitit 1992.
Pa dyshim ky eshte nje tjeter vleresim i ketyre tipareve prej vendosjes se demokracise ne vendin tone ne terresi.
Pozitiviteti i kesaj ftese per Shqiperine, identike ne tekst ajo dhe per vendet e tjera, zbehet e demtohet nga deklaratat e Rames per ta personalizuar pa drejtesisht e jashte te vertetes ate.
Qartesisht kjo konstatohet dhe nga formulimi i tekstit te ftesave, ku lihet edhe mundesia per dergimin e nje perfaqesuesi zyrtar ne ate bord.
Si dhe nga fakti qe nominativ eshte vetem Bordi Ekzekutiv me emrat e mesiperm.
Sidoqofte Shqiperia si kurdohere edhe ne kete inisiative duhet te ndjeke ngushtesisht politikat e ShBA per kete objektiv, per Lindjen e Mesme, si dhe ne gjeopolitikat e pergjitheshme.
PS. Me poshte po vendos ftesen per Presidentin e Paraguajt, identike ne tekst me ate te derguar Kryeministrit ne Tirane, tashme te publikuar.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular