HomePolitikeFtesa e Trump për Shqipërinë dhe 1 miliard USD për tu bërë...

Ftesa e Trump për Shqipërinë dhe 1 miliard USD për tu bërë pjesë e “Bordit të Paqes”?/Reagon Shtëpia e Bardhë: Ja e vërteta

Advertismentspot_img

Zemërimi se Trump shpiku ‘Bordin e Paqes’ dhe e vuri botën në ankand, ku detyronte secilin shtet pjesmarrës, të paguaj 1 miliard dollarë, duket se është vetëm një tymnajë.

Shtëpia e Bardhë ka sqaruar se nuk ekszizton asnjë kërkesë e tillë.

“Nuk ekziston asnjë kërkesë për të kontribuar 1 miliard dollarë, apo ndonjë shumë financiare për t’u bashkuar me Bordin e Paqes (BOP)”.

Është kjo përgjigjja e Shtëpisë së Bardhë për A2CNN, e cila kërkoi informacion në lidhje me ftesën për Shqipërinë.

Në reagimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se dokumenti themeltar parashikon vetëm se, nëse një vend kontribuon 1 miliard dollarë, ai fiton statusin e anëtarit të përhershëm, në vend të anëtarësimit me afat trevjeçar.

“BOP ka një mandat shumë ambicioz për rindërtimin e plotë të Gazës, dhe fondet e mbledhura nga BOP do të përdoren drejtpërdrejt për realizimin e këtij qëllimi.

BOP do të veprojë si një aktor udhëheqës në këtë fushë, duke garantuar që pothuajse çdo dollar i mbledhur të shpenzohet drejtpërdrejt për zbatimin e mandatit të tij. Nuk do të ketë paga të fryra apo barrë të rëndë administrative, siç ndodh me shumë organizata të tjera ndërkombëtare”, sqaron Shtëpia e Bardhë.

Përgjigjja e plotë e zyrtarit amerikan:

“— Nuk ekziston asnjë kërkesë për të kontribuar 1 miliard dollarë — apo ndonjë shumë financiare — për t’u bashkuar me BOP. Dokumenti themeltar (charter) parashikon vetëm se, nëse një vend kontribuon 1 miliard dollarë, ai fiton statusin e anëtarit të përhershëm, në vend të anëtarësimit me afat trevjeçar.

— BOP ka një mandat shumë ambicioz për rindërtimin e plotë të Gazës, dhe fondet e mbledhura nga BOP do të përdoren drejtpërdrejt për realizimin e këtij qëllimi.

— BOP do të veprojë si një aktor udhëheqës në këtë fushë, duke garantuar që pothuajse çdo dollar i mbledhur të shpenzohet drejtpërdrejt për zbatimin e mandatit të tij. Nuk do të ketë paga të fryra apo barrë të rëndë administrative, siç ndodh me shumë organizata të tjera ndërkombëtare”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular