Erilda Selaj zgjidhet drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale
Lajmin e bëri të ditur ministri Gonxhe.
Më poshtë postimi i plotë në fb:
“Shumë suksese dhe urime drejtoreshës së re të Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale!
Erilda Selaj, eksperte e Trashëgimisë Kulturore dhe e apasionuar pas ruajtjes së trashëgimisë jomateriale, sjell një profil të spikatur akademik dhe profesional. E diplomuar në Universitetin e Arteve dhe me Master Shkencor në Trashëgimi Kulturore pranë Universitetit të Tiranës, ajo ka pasuruar formimin e saj me shkëmbime studimore dhe programe të avancuara ndërkombëtare në bashkëpunim me UNESCO, Trinity College, Georgia Southern University, Akademinë e Shkencave në Stamboll, Arkivin Kombëtar Çek etj.
Me një përvojë të gjerë në institucione kulturore, projekte ndërkombëtare dhe iniciativa artistike, si dhe aktualisht pjesë e komitetit menaxhues të CRICULT Cost Action, Erilda përfaqëson një vizion bashkëkohor për trashëgiminë kulturore.
Suksese në këtë përgjegjësi të re!”- shkruan Gonxhe.







