HomeSocialeIbrahimaj: Bashkitë sipërmarrëse janë çelësi për më shumë investime dhe vende pune

Ibrahimaj: Bashkitë sipërmarrëse janë çelësi për më shumë investime dhe vende pune

Advertismentspot_img

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në një takim ku morën pjesë Kryeministri Edi Rama, ministri i Pushtetit Vendor Ervin Demo, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja si dhe kryetarët e bashkive, theksoi rëndësinë e bashkive sipërmarrëse si motorë të zhvillimit ekonomik lokal.

Në fjalën e saj, Ibrahimaj u shpreh se bashkitë duhet të rrisin bashkëpunimin me institucionet e tjera dhe me biznesin, duke përdorur instrumente financiare që gjenerojnë të ardhura dhe krijojnë vende të reja pune.

“Bashkitë duhet ta shohin veten me sy sipërmarrësi. Përmes instrumenteve financiare dhe bashkëpunimit me biznesin, synojmë të gjenerojmë më shumë të ardhura, të nxisim investimet dhe të krijojmë vende të reja pune në nivel lokal,” tha ministrja.

Ajo përmendi si mundësi të rëndësishme paketën e Maleve, e cila sipas saj është një nxitje e jashtëzakonshme për investimet në territor.

Një tjetër formë e gjenerimit të të ardhurave, sipas Ibrahimajt, janë shoqëritë aksionare të përbashkëta mes bashkive dhe sektorit privat, për menaxhimin e tregjeve apo pikave të grumbullimit.

Ministrja bëri të ditur se 10 bashki janë financuar nga AZHBR për ngritjen e tregjeve, duke u dhënë akses prodhimit bujqësor dhe blegtoral në zonat që mbulojnë. Ajo shtoi se një tjetër formë bashkëpunimi është modeli trepalësh Bashki-QTTB-biznes, që synon rritjen e potencialit bujqësor.

Ajo shtoi se një tjetër instrument është fondi prej 250 milionë eurosh i vendosur në dispozicion nga Banka e Shqipërisë, për financimin e biznesit me kosto të ulët. “Qeveria ka vënë në dispozicion një garanci sovrane që mbulon pjesën më të madhe të riskut, në mënyrë që të mos kërkohet një kolateral i madh. Duhet të përqendrohemi te gjenerimi i të ardhurave, pasi jo çdo gjë varet nga Buxheti i Shtetit. E rëndësishme është të gjejmë instrumente që ta mbajmë rritjen ekonomike me të njëjtat ritme,” pohoi ministrja.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular