HomeRajoniPDK kërkon mbyllje me drejtësi të gjyqit ndaj Thaçit dhe ish-zyrtarëve

PDK kërkon mbyllje me drejtësi të gjyqit ndaj Thaçit dhe ish-zyrtarëve

Advertismentspot_img

Një mbyllje me drejtësi të gjyqit që po vijon në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, kërkoi të premten Partia Demokratike e Kosovës.

Procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës ndaj katër ish-zyrtarëve të lartë, PDK e cilësoi si të shoqëruar me probleme serioze, siç janë zvarritja e panevojshme e tij, paqartësitë proceduriale dhe vendimet që kanë ngritur shqetësime të vazhdueshme mbi standardet e drejtësisë dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut.

Këto rrethana kanë cenuar perceptimin e drejtësisë së barabartë dhe kanë rënduar padrejtësisht mbi çlirimtarët dhe ish-udhëheqësit e shtetit tonë, të cilët kanë kaluar një periudhë të gjatë në paraburgim,” thuhet në deklaratë.

Në të njëjtën deklaratë, PDK thekson se është themelore që në këtë fazë përmbyllëse gjykimi të përqendrohet ekskluzivisht te drejtësia e paanshme, te faktet dhe provat, duke u larguar nga çdo qasje politike, interpretuese apo spekulative që e ka shoqëruar këtë proces gjatë pesë viteve.

Gjithashtu vihet në dukje fakti se dëshmitarë kyç në këtë proces gjyqësor kanë hedhur poshtë në mënyrë të qartë pretendimet kryesore të aktakuzës, duke rrëzuar çdo dyshim mbi fajësi individuale, grupore apo komanduese.

“Këto dëshmi kanë kontribuar ndjeshëm në sqarimin e rrethanave faktike dhe kanë rrëzuar bazën e akuzave të prokurorisë,” thuhet më tej në deklaratë, ku përmendet edhe dëshmia e ish-komandantit Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Europë, gjeneralit amerikan Wesley Clark.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Gjyqi ndaj tyre nisi në prill të vitit 2023, ndërkohë që nga data 9 deri më 18 shkurt 2026 do të mbahen deklaratat përmbyllëse të këtij procesi.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular