HomeSportSenegali është kampion i Afrikës, mund në finale Marokun pas 120 minutash

Senegali është kampion i Afrikës, mund në finale Marokun pas 120 minutash

Advertismentspot_img

Senegali u kurorëzua kampion i Afrikës pasi mundi Marokun 1-0 në kohën shtesë në një finale dramatike të Kupës së Kombeve të Afrikës (AFCON) të dielën në Rabat të Marokut. Kjo është hera e dytë në historinë e tyre që Luanët e Terangas e fitojnë këtë trofe.Ndeshja u prish nga një penallti e dhënë për Marokun mes polemikave dhe kaosit të përgjithshëm tetë minuta pas fillimit të kohës shtesë. Trajneri i Senegalit, Pape Thiaw, i tërbuar, i nxiti lojtarët e tij të ktheheshin në dhomën e zhveshjes.

Pas gati pesëmbëdhjetë minutash diskutimi, Sadio Mané i thirri shokët e tij të ekipit të ktheheshin në fushë. Megjithatë, Brahim Diaz në mënyrë të pashpjegueshme humbi penalltinë e tij, duke tentuar një goditje spektakolare por që rrezultoi një dështim i turpshëm pasi portieri Mendy mbeti në vend për t’ja pritur lehtëtisht. Loja shkoi në kohën shtesë, me Senegalin që shënoi pas vetëm tre minutash me anë të Pape Gueye-t. Mesfushori i Villarrealit lëshoi ​​një gjuajtje të fuqishme duke tundur rrjetën dhe me shifrat 1-0 u mbyll 120-minutëshi.

Senegali pason Bregun e Fildishtë dhe i shton rekordit të tij një titull të dytë të Kupës së Kombeve të Afrikës, pas atij të fituar në vitin 2021.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular