HomeKultureValentino Garavani, stilisti i njohur italian i cili ka veshur yje e...

Valentino Garavani, stilisti i njohur italian i cili ka veshur yje e figura mbretërore, ndërron jetë në moshën 93-vjeçare

Advertismentspot_img

Valentino Garavani, stilisti i njohur italian i cili ka veshur yje e figura mbretërore, ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Romë, në moshën 93-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga profili i tij zyrtar në Instagram.

“Themeluesi ynë, Valentino Garavani, është ndarë sot nga jeta në rezidencën e tij në Romë, i rrethuar nga njerëzit e dashur”, teksa jepen detaje për përgjimin, i cili do të mbahet në datat 21-22 janar.

“Funerali do të mbahet të premten, më 23 janar në bazilikën Santa Maria degli Angeli e dei Martiri në Piazza della Repubblica.”

Marka e tij, e themeluar në vitin 1960 u bë e njohur nga e kuqja e fortë dhe detajet si fjongot, frudat, dantellën dhe qëndisjet. Valentino është një prej arkitektëve më të spikatur të stilit të shek. XX.

Valentino ka qenë një prej stilistëve më të preferuar nga yje si Jennifer Aniston, Gwyneth Paltrow, Nicole Kidman dhe Anne Hathaway.

“E di çfarë duan gratë”, shprehej ai në dokumentarin e tij “Valentino: The Last Emperor”: “Ato duan të jenë të bukura.”

Valentino doli në pension në vitin 2007. Në vitin 2008, ai prezantoi koleksionin e tij të fundit të modës së lartë në Musée Rodin në Paris.

Valentino është nderuar me titullin Kalorës i Legjionit të Nderit nga presidenti francez Jacques Chirac në korrik të vitit 2006. Dy vjet më vonë, ai u vlerësua me Medaljen e Qytetit të Parisit. Në vitin 2011, ai mori çmimin e Këshillit të Couture për Artin e Modës nga Muzeu i Institutit të Teknologjisë së Modës në New York, si edhe çmimin Golden Plate të Akademisë Amerikane të Arritjeve në vitin 2017.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular