HomeKryesore30 minuta seancë/Nis me debate Parlamenti, vit dhe sesion i ri, por...

30 minuta seancë/Nis me debate Parlamenti, vit dhe sesion i ri, por avaz i vjetër. Opozita bllokon foltoren. PS: Nuk presim për reformat

Advertismentspot_img

Sesioni i ri parlamentar nisi me të njëjtën pamje me atë që u mbyll sesioni i vjetër.

Kuvendi nisi sot, 19 janar, zyrtarisht punimet e sesionit të dytë të legjislaturës së 11-të. Pak më herët, u mbajt mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku u diskutua për kalendarin dhe programin e punimeve për javët e ardhshme.

Ashtu siç pritej, pati debate të forta mes palëve, sidomos për prezencën e zv.kryeministres Belinda Balluku në sallë. Kështu, seanca zgjati vetëm 30 minuta.

Pas nderimit të himnit kombëtar nga të gjithë ligjvënësit të majtë e të djathtë, këta të fundit u ngritën në këmbë dhe bllokuan foltoren.

Zëri i kryetarit të parlamentit që mbajti fjalën përshëndetëse u sfumua nga zërat e Sali Berishës, që u fut live në Facebook-un e tij, dhe Gazmend Bardhit, që njëkohësisht e akuzonte Niko Peleshin se po i provokonte opozitën duke lejuar zv/kryeministren të ishte prezente në sallë.

Peleshi i kujtoi opozitës sa shumë minuta kanë folur në sesionin e shkuar, por kjo stinë e re parlamentare, tha ai, do të jetë ndryshe, jo vetëm se fokusi do të jetë tek ligjet e integrimit, dhe kërkoi t’i miratojnë së bashku duke vendosur etikën normë komunikimi.

Taulant Balla, që mori fjalën në emër të shumicës, ua përsëriti kolegëve opozitarë qëndrimin e kryeministrit Rama në mbledhjen e javës së shkuar me të zgjedhurit socialistë: vullneti për të bashkëpunuar, thotë ai, nuk mungon, por nuk do të presin më gjatë se java e ardhshme për të vijuar punën në dy komisionet e posaçme.

Kreu i grupit parlamentar demokrat nuk pranoi të merrte fjalën dhe socialistët e votuan të vetëm kalendarin e punimeve për 3 javët e ardhshme.

Jashtë sallës së seancave plenare, Bardhi përsëriti atë që tha pa mikrofon brenda sallës.

“Dënoj sjelljen e kryetarit të Kuvendit që ka zyrtarizuar bunkerizimin e Kuvendit në emër të të korruptuarve dhe dënoj provokimin e urdhëruar nga Edi Rama, që në vend që Balluku, sipas kërkesës së SPAK, të jetë në burg, vjen e ulet në sallë sikur s’ka ndodhur asgjë. Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të jetë kurrë streha e të korruptuarve. Duhet t’i shërbejë interesit të popullit.”

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular