I impresionuar nga vizita ditës së djeshme krah kryebashkiakut Rakip Suli në Liqenit e Paskuqanit kryeministri Rama e ka nisur ditën sërish sot me opamje të reja nga ambientete për fëmijë dhe të rritur që po shkojnë drejt fundit nga Bashkia Kamëz në këtë ambient mjaft rekreativ. Parku i Liqenit të Paskuqanit po shndërrohet në një nga hapësirat më të rëndësishme publike dhe rekreative të zonës metropolitane Tiranë–Kamëz. Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Rakip Sulin, panë nga afër investimet e realizuara dhe ecurinë e transformimit të kësaj hapësire.
Me një sipërfaqe prej 84 hektarësh, sipas kryeministrit ky park përfaqëson një investim të qëndrueshëm në shërbim të komunitetit, mjedisit dhe zhvillimit urban, duke u kthyer në një pikë referimi për cilësinë e jetës së banorëve.
Gjatë vizitës në park, kryeministri Rama vlerësoi transformimin e realizuar dhe e cilësoi Parkun e Liqenit të Paskuqanit si një model për administrimin racional të aseteve natyrore. Ai theksoi rëndësinë e promovimit të sporteve ujore, duke sugjeruar krijimin e një baze të posaçme për këtë aktivitet.
MIRËMËNGJES
dhe me ambientet e reja sportive e këndin e lojërave për fëmijë në Parkun e Liqenit të Paskuqanit, tanimë drejt përfundimit, ju uroj një ditë të mbarë







