HomeRajoniKosova dhe Ishujt Bahamas nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e ndërsjelltë të vizave

Kosova dhe Ishujt Bahamas nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e ndërsjelltë të vizave

Advertismentspot_img

Lajmi është bërë publik përmes një postimi në platformën X, ku Osmani ka njoftuar se marrëveshja është nënshkruar sot në Uashington, nga përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës dhe Ishujve Bahamas

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije sot në 20 janar se Kosova dhe Ishujt Bahamas kanë finalizuar një marrëveshje të rëndësishme që parasheh heqjen e ndërsjellë të vizave për qytetarët e të dy shteteve, duke hapur kështu rrugën për lëvizje më të lirë mes dy vendeve.

Lajmi është bërë publik përmes një postimi në platformën X, ku Osmani ka njoftuar se marrëveshja është nënshkruar sot në Uashington, nga përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës dhe Ishujve Bahamas. Sipas saj, ky akt përbën një hap konkret drejt thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. “Marrëveshja për përjashtimin reciprok nga vizat për qytetarët e Kosovës dhe Ishujve Bahamas është nënshkruar sot në Uashington, D.C., nga ambasadorët përkatës të dy shteteve”, ka shkruar presidentja.

Osmani thekson se ky zhvillim është rezultat i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit dhe dialogut të nisur pas takimit të saj me kryeministrin e Bahamasit, Philip Davis, i cili pasoi njohjen zyrtare të Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në muajin dhjetor. Sipas presidentes, heqja e vizave nuk është vetëm një marrëveshje teknike, por një shprehje e vullnetit të përbashkët për të ndërtuar një partneritet të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Ajo ka nënvizuar se ky hap synon të afrojë më shumë qytetarët e dy vendeve dhe të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

“Ky veprim pasqyron përkushtimin tonë të ndërsjellë për të forcuar lidhjet mes dy shteteve tona, por mbi të gjitha për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes njerëzve tanë”, ka shtuar Osmani. Për këtë zhvillim ka reaguar edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila e ka cilësuar marrëveshjen si një lajm shumë pozitiv dhe si një hap të mëtejmë në konsolidimin e marrëdhënieve dypalëshe me Ishujt Bahamas. Ajo theksoi se ky vendim vjen menjëherë pas njohjes së Kosovës nga ky shtet dhe dëshmon për progresin e shpejtë në ndërtimin e raporteve diplomatike.

Heqja e vizave pritet të lehtësojë udhëtimet, kontaktet ndërnjerëzore dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Ishujve Bahamas, duke forcuar më tej pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe rrjetin e saj të partnerëve diplomatikë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular