Ky është 31-vjeçari Daniel Mucenji i cili u gjet i pajetë para banesës së tij në fshatin Skutaraq të Përmetit. Sipas informacioneve të para dyshohet që 31-vjeçari të jetë vetëvarur pasi vuante nga depresioni.
“Rreth orës 19:10, në fshatin Skutaraq, Përmet, në banesën e tij është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi D. M., rreth 31 vjeç”, njofton policia
Faqja Bashkësia Përmet ka ndarë foton dhe mesazhin prekës.
Postimi:
LAMTUMIRË DANIEL/ Ike 31 vjeç nga kjo jetë, ike në lulen e rinisë. Ike e nuk i tregove askujt. Ike ashtu i qetë me mirësinë tënde që të karakterizonte gjithmonë dhe nuk i tregove as familjes, as shoqërisë…
Ike në përjetësi duke lenë pas dhimbje dhe lotë. Lamtumirë Daniel, parajsa po të pret!








