Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, mësohet se është ndaluar qarkullimi i kamionëve për shkak se po punohet me borëpastruese në segmentin hyrës drejt Maqedonisë së Veriut.
Kjo ndërhyrje do të jetë për pak orë, çka deri më tani ka sjellë ndalimin e kamionëve.
Me përfundimin e ndërhyrjes nga borëpastrueset do të rinisë qarkullimi edhe për këto mjete të tonazhit të rëndë.







