Ish-deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti është emëruar drejtoreshë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Vendimi është marrë mëngjesin e kësaj të mërkure, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Gjylameti zëvendëson në këtë detyrë Manush Kullolli, i cili ishte drejtues i AKU-së që prej marsit të 2025-ës. Ky i fundit u komandua në këtë pozicion, për shkak se drejtuesi i mëparshëm Olsi Komici, iu fut garës për deputet.
Sjellim ndërmend se gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare, Gjylameti e humbi me një diferencë të ngushtë mandatin në Tiranë me vetëm 148 vota më pak kundrejt koleges socialiste Olta Xhaçka. Madje, Gjylameti iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë për të marrë pamjet filmike të procesit të numërimit të votave në të gjitha qendrat e votimit në Tiranë.







