HomeEkonomiMiratohet ndërtimi i dy parqeve eolike në Korçë dhe Dibër, 55 dhe...

Miratohet ndërtimi i dy parqeve eolike në Korçë dhe Dibër, 55 dhe 10 megavat

Advertismentspot_img

Në mbledhjen e saj të fundit qeveria ka miratuar ndërtimin e dy parqeve fotovoltaike, një në Korçë dhe një në Dibër, të cilët së bashku kanë një kapacitet të instaluar prej 65 megavat.

Në vijim vendimet e qeverisë për secalin nga këto dy parqe eolike.

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE EOLIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË NJËSINË ADMINISTRATIVE MOLLAJ, BASHKIA KORÇË, QARKU KORÇË, NGA BASHKIMI I PËRKOHSHËM I SHOQËRIVE “ALBPOËER”, SH.P.K., “FAVINA”, SH.P.K., DHE “FAVINA 1”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike eolike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në njësinë administrative Mollaj, Bashkia Korçë, Qarku Korçë, nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive “ALBPOËER”, sh.p.k., “FAVINA”, sh.p.k., dhe “FAVINA 1”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:

a) Emri i aplikuesit: Bashkimi i përkohshëm i shoqërive “ALBPOËER”, sh.p.k., “FAVINA”, sh.p.k., dhe “FAVINA 1”, sh.p.k.;
b) Numri i identifikimit personal të zyrës së taksave NIPT/NUIS: “ALBPOËER”, sh.p.k.: M23904001G; “FAVINA”, sh.p.k.: J64104078V dhe “FAVINA 1”, sh.p.k.: K54624001I;
c) Tipi i centralit: Eolik;
ç) Kapaciteti i instaluar: 55 MË me kapacitet tolerance deri në 5% më pak e këtij kapaciteti, bazuar në projektin përfundimtar të zbatimit;
d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit eolik do të jetë brenda 48 (dyzet e tetë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Njësia administrative Mollaj, Bashkia Korçë, Qarku Korçë;
e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja sipas aneksit 1 bashkëlidhur këtij vendimi;
f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit e dokumentacionin e projektit;
g) Bashkimi i përkohshëm i shoqërive “ALBPOËER”, sh.p.k., “FAVINA”, sh.p.k., dhe “FAVINA 1”, sh.p.k., duhet të krijojë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit një shoqëri për qëllime të veçanta, për ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit eolik. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive “ALBPOËER”, sh.p.k.,, “FAVINA”, sh.p.k., dhe “FAVINA 1”, sh.p.k., si dhe shoqëria për qëllime të veçanta do të jenë bashkërisht përgjegjëse për detyrimet sipas këtij miratimi dhe kontratës së nënshkruar me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë;
gj) Shoqëria për qëllime të veçanta solidarisht me bashkimin e përkohshëm të shoqërive “ALBPOËER”, sh.p.k., “FAVINA”, sh.p.k., dhe “FAVINA 1”, sh.p.k., ka detyrimin që:

i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj), pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit eolik;
ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;
iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet bashkimit të përkohshëm të shoqërive “ALBPOËER”, sh.p.k., “FAVINA” sh.p.k., dhe “FAVINA 1”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat e detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;
iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike në masën 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkimi i përkohshëm i shoqërive “ALBPOËER”, sh.p.k., “FAVINA”, sh.p.k., dhe “FAVINA 1”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË VLASHAJ, NJËSIA ADMINISTRATIVE SHUPENZË, BASHKIA BULQIZË, QARKU DIBËR, NGA SHOQËRIA “GERTI”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në Vlashaj, njësia administrative Shupenzë, Bashkia Bulqizë, Qarku Dibër, nga shoqëria “GERTI”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:

a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “GERTI”, sh.p.k.;
b) NIPT/NUIS: J96829417K;
c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;
ç) Kapaciteti i instaluar: 10 MË;
d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në Vlashaj, njësia administrative Shupenzë, Bashkia Bulqizë, Qarku Dibër;
e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
ë) Koordinatat e zonës së projektit dhe planvendosja, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme, me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit e dokumentacionin e projektit;
g) Shoqëria “GERTI”, sh.p.k., ka detyrimin që:

i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;
ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;
iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës, ndërmjet shoqërisë “GERTI”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;
iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “GERTI”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular